Amir Abdulahjan i përgjigjet deklaratave ndërhyrëse të homologes së tij gjermane
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit i është përgjigjur deklaratave ndërhyrëse të homologes së tij gjermane dhe ka thënë: "Znj. Ministre e punëve të jashtme të Gjermanisë! Qëndrimet provokuese, ndërhyrëse dhe jodiplomatike nuk tregojnë pjekurinë dhe maturinë".
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot (të enjten) në një postim në Twitter drejtuar Analina Baerbuk, ministres së punëve të jashtme të Gjermanisë, ka shkruar: "Znj. Ministre e punëve të jashtme të Gjermanisë! Qëndrimet provokuese, ndërhyrëse dhe jodiplomatike nuk tregojnë pjekurinë dhe maturinë".
Husejn Amir Abdulahjan duke thënë se shkatërrimi i lidhjeve dhe marrëdhënieve të vjetra ka pasoja afatgjate, i ka kujtuar homologes së tij gjermane se: "Gjermania mund të zgjedh bashkëpunimin për t'u përballur me sfidat e përbashkëta dhe ose mund të ndjekë rrugën e përballjes".
Amir Abdulahjan në fund ka theksuar: "Përgjigja jonë do të jetë e barabartë me qëndrimet tuaja dhe do të jetë e prerë".
Analina Baerbuk, ministrja e punëve të jashtme të Gjermanisë, të mërkurën në një postim në Twitter, ka shkruar: "Bashkimi Evropian synon të vendosë sanksione të reja kundër Iranit në javën e ardhshme për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut në Iran. Ne jemi duke punuar për paketën tjetër të sanksioneve. Ne në javën e ardhshëm do ta miratojmë atë".