Kapiteni i ekipit kombëtar të Iranit e humb kampionatin botëror
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i134690-kapiteni_i_ekipit_kombëtar_të_iranit_e_humb_kampionatin_botëror
Kapiteni dhe mesfushori i kombëtares së Iranit në futboll për shkak të lëndimit, ka humbur kampionatin botëror të futbollit Katar 2022.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 11, 2022 13:49 Europe/Tirane
  • Kapiteni i ekipit kombëtar të Iranit e humb kampionatin botëror

Kapiteni dhe mesfushori i kombëtares së Iranit në futboll për shkak të lëndimit, ka humbur kampionatin botëror të futbollit Katar 2022.

Ekipi kombëtar i Republikës Islamike të Iranit në futboll të enjten para fillimit të kampionatit botëror të futbollit Katar 2022, ka zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin kombëtar të Nikaraguait të cilën e ka fituar 1-0.

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Omid Ebrahimi, mesfushori i ekipit kombëtar të Iranit, i cili u lëndua mbrëmë në ndeshjen miqësore me Nikaraguain dhe pas testeve dhe analizave mjekësore, u përcaktua se ai ka pësuar një lëndim të rëndë dhe për dy muaj do të jetë jashtë fushës së futbollit.

Ky futbollist 35 vjeçar i Iranit së shpejti do t’i nënshtrohet një operimi dhe me padyshim se tanimë ka humbur kampionatin botëror të futbollit Katar 2022.