Irani shpallet kampion në volejbollin e ulur në garat botërore
(last modified Sat, 12 Nov 2022 10:50:19 GMT )
Nëntor 12, 2022 11:50 Europe/Tirane
  • Irani shpallet kampion në volejbollin e ulur në garat botërore

Kampionati botëror i volejbollit për meshkuj përfundoi me shpalljen kampion të ekipit iranian.

 Skuadra iraniane e volejbollit të ulur për meshkuj të premten në mbrëmje në ndeshjen finale mposhti Bosnjë-Hercegovinën, mikpritëse e garës, me rezultatin 3-0 dhe fitoi titullin e kampionatit botëror në këtë sport. Në setin e parë, skuadra iraniane arriti të mposht Bosnjën me rezultatin 26-24 në një lojë marramendëse dhe pavarësisht gabimeve të arbitrazhit. Pavarësisht fillimit të shkëlqyer në setin e dytë, Irani nuk mundi të vazhdonte deri në fund procesin e tij brilant, por më në fund ia doli të mposht kundërshtarin e tij të fortë me rezultatin 32-30. Sportistët e Hadi Rezaeit përfundimisht përfunduan setin e tretë me rezultat 25-12 dhe në këtë mënyrë kombëtarja iraniane arriti të festojë kampionatin e tetë botëror. Skuadra iraniane në shtatë ndeshjet e kësaj periudhe nuk ka humbur asnjë set përballë kundërshtarëve. Gjithashtu, ekipi i volejbollit të ulur i Iranit dhe Bosnjës duke kaluar në finalen e kompeticionit botëror fituan kuotën për Paraolimpiadën e Parisit 2024.