Nëntor 13, 2022 13:31 Europe/Tirane
  • Kanani: Qëndrimet e Gjermanisë ndaj Iranit janë ndërhyrëse

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se qëndrimet e fundit të kancelarit të Gjermanisë ndaj Republikës Islamike të Iranit janë qëndrime ndërhyrëse, provokuese dhe jodiplomatike.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të dielën deklaroi: "Disa pretendues të të drejtave të njeriut duke harruar dosjen e tyre të zezë ndaj popullit të Iranit gjatë mbështetjes së verbër dhe jonjerëzore ndaj ish-regjimit agresor të Sadam Husejnit, ndjekjen e sanksioneve të padrejta dhe të paligjshme pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore si dhe heshtjen përball veprimeve terroriste të ISIS që sulmi i fundit i tyre u krye në mauzoleun Shah Çaragh; e kanë bërë çështjen e të drejtave të njeriut një lodër në lojërat e tyre politike".

Kanani shtoi: "Vullneti i Iranit në lidhje me bazat fondamentale të të drejtave të njeriut siç është dinjiteti njerëzor, lufta kundër politikës së imponuar me forcë si dhe mbështetja ndaj popujve të shtypur; gjithnjë ka qenë i bazuar mbi parimin e përgjegjësisë dhe kjo është në kohën kur Gjermania duke ikur nga përgjegjësia e vet ndërkombëtare në respektimin e të drejtës për sovranitet të vendeve, përveçse ka strehuar grupet terroriste dhe separatiste e armiqësore ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe ndjekjes së qasjes selektive dhe të dyanshme përball krimeve të regjimit fëmijëvrasës sionist në Palestinën e pushtuar, tani po e prezanton vetën si mbrojtëse të të drejtave të njeriut!".  

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke theksuar edhe një herë faktin se prishja lidhjeve dhe marrëdhënieve historike  ka pasoja afatgjate, ka thënë: "Kërkesat e Iranit në fushën e të drejtave të njeriut ndaj Gjermanisë përbëjnë një listë të gjatë, prandaj Gjermania është ajo që duhet të bëjë transparencë me përgjegjësi në lidhje me të kaluarën".

Kanani edhe njëherë u ka bërë thirrje autoriteteve të Gjermanisë që ta kthejnë racionalizmin në atmosferën e marrëdhënieve mes të dy vendeve dhe të parandalojnë trazimin më të madh në këto marrëdhënie, ndërkohë që theksoi: "Respektimi dhe interesat reciproke është e vetmja mënyrë në rrugën e bashkëpunimit të qëndrueshëm".

 

Tags