Dronët e armikut brenda rrezes së sistemit mbrojtës Bavar 373 të Iranit
Komandanti i Ushtrisë iraniane, gjeneral brigade Abdolrahim Musavi tha të dielën se dronët e armikut janë brenda rrezes së sistemit mbrojtës raketor të Iranit Bavar 373.
Musavi tha se zhvillimi i këtij sistemi shumë të avancuar të mbrojtjes ajrore ishte një arritje e madhe që kërkon një kombinim të njohurive shkencore dhe teknologjisë së komplikuar. Gjenerali i lartë iranian tha se hegjemonia e medias perëndimore e pengon Iranin të tregojë arritjet e tij mbrojtëse në botë. Ai tha se sistemi Bavar 373 është i aftë të shkatërrojë dronët sulmues në një distancë prej 304 km. Komandanti i Ushtrisë përgëzoi Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ushtrisë iraniane, si dhe të gjitha industritë, kompanitë shkencore dhe universitetet e përfshira në zhvillimin e këtij sistemi.