Dronët e armikut brenda rrezes së sistemit mbrojtës Bavar 373 të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i134822-dronët_e_armikut_brenda_rrezes_së_sistemit_mbrojtës_bavar_373_të_iranit
Komandanti i Ushtrisë iraniane, gjeneral brigade Abdolrahim Musavi tha të dielën se dronët e armikut janë brenda rrezes së sistemit mbrojtës raketor të Iranit Bavar 373.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 13, 2022 16:21 Europe/Tirane
  • Dronët e armikut brenda rrezes së sistemit mbrojtës Bavar 373 të Iranit

Komandanti i Ushtrisë iraniane, gjeneral brigade Abdolrahim Musavi tha të dielën se dronët e armikut janë brenda rrezes së sistemit mbrojtës raketor të Iranit Bavar 373.

Musavi tha se zhvillimi i këtij sistemi shumë të avancuar të mbrojtjes ajrore ishte një arritje e madhe që kërkon një kombinim të njohurive shkencore dhe teknologjisë së komplikuar. Gjenerali i lartë iranian tha se hegjemonia e medias perëndimore e pengon Iranin të tregojë arritjet e tij mbrojtëse në botë. Ai tha se sistemi Bavar 373 është i aftë të shkatërrojë dronët sulmues në një distancë prej 304 km. Komandanti i Ushtrisë përgëzoi Forcat e Mbrojtjes Ajrore të Ushtrisë iraniane, si dhe të gjitha industritë, kompanitë shkencore dhe universitetet e përfshira në zhvillimin e këtij sistemi.