Amir Abdullahian dhe Jeihun Bayramov bisedojnë për zgjidhjen e keqkuptimeve të fundit
(last modified Wed, 16 Nov 2022 08:28:02 GMT )
Nëntor 16, 2022 09:28 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian dhe Jeihun Bayramov bisedojnë për zgjidhjen e keqkuptimeve të fundit

Në një bisedë telefonike me homologun e tij azerbajxhanas, ministri i Jashtëm i Iranit, duke shprehur pakënaqësinë për disa deklarata joreale të bëra ditët e fundit, respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve dhe mosndërhyrjen në punët e tyre të brendshme e konsideroi të një rëndësie të veçantë dhe parim themelor.

Sipas IRNA, në një bisedë telefonike, Ministri i Punëve të Jashtme Hossein Amir Abdullahian dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Azerbajxhanit Jihon Bajramov diskutuan për çështje të rëndësishme të marrëdhënieve dypalëshe dhe çështje me interes të përbashkët. Në këtë bisedë telefonike, Amir Abdullahian kanalet zyrtare dhe diplomatike i konsideroi si mënyra më e mirë për zgjidhjen e keqkuptimeve dhe mosmarrëveshjeve dhe tha: Ngritja e çështjeve të tilla në media jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e problemit, por gjithashtu krijon bazën për abuzime nga armiqtë.  Amir Abdullahian gjithashtu ftoi homologun e tij azerbajxhanas të marrë pjesë në takimin e iniciuar nga Republika Islamike e Iranit e njohur si “takimi 3+3” në Teheran, me qëllim zgjidhjen e çështjeve rajonale përmes diplomacisë.  “Jihon Bajramov, ministri i Jashtëm i Republikës së Azerbajxhanit, në këtë bisedë telefonike, duke iu referuar takimit të fundit të presidentëve të dy vendeve në Astana, kontaktet ndërmjet zyrtarëve të Teheranit dhe Bakusë i vlerësoi pozitivisht dhe shprehu gatishmërinë e Republikës së Azerbajxhanit për të forcuar marrëdhëniet me Iranin duke eliminuar keqkuptimet. Në këtë bisedë telefonike, palët theksuan nevojën e vazhdimit dhe forcimit të komunikimit ndërmjet departamenteve dhe institucioneve të ndryshme të dy vendeve me qëllim forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe zgjidhjen e keqkuptimeve eventuale.