Amir Abdlahjan: Veprimi i ANEA-s ndaj Iranit nuk është konstruktiv
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i135110-amir_abdlahjan_veprimi_i_anea_s_ndaj_iranit_nuk_është_konstruktiv
Ministri i punëve të jashtme të Republikës >Islamike të Iranit në një konferencë për shtyp me homologun e tij nga Omani, theksoi: "Veprimi i Këshillit të Guvernatorëve të ANEA për miratimin e rezolutës kundër Iranit, nuk është konstruktiv dhe ne do të ndërmarrim veprime reciproke".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 19, 2022 13:55 Europe/Tirane
  • Amir Abdlahjan: Veprimi i ANEA-s ndaj Iranit nuk është konstruktiv

Ministri i punëve të jashtme të Republikës >Islamike të Iranit në një konferencë për shtyp me homologun e tij nga Omani, theksoi: "Veprimi i Këshillit të Guvernatorëve të ANEA për miratimin e rezolutës kundër Iranit, nuk është konstruktiv dhe ne do të ndërmarrim veprime reciproke".

Husejn Amir Abdulahjan të shtunën pas dy raundeve të bisedimeve dypalëshe me homologun e tij nga Omani, mbajti një konferencë për shtyp para gazetarëve iranianë dhe të huaj.

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në konferencën për shtyp të përbashkët me ministrin e jashtëm të Omanit, deklaroi: "ANEA ka ndërmarrë një veprim jo konstruktiv në fund të javës në kohën kur dy javë më parë një delegacion i përbërë nga funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit dhe Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka shkuar në Vjenë dhe kanë rënë dakord për një bashkëpunim më të fortë me ANEA dhe kanë zhvilluar takime konstruktive me Rafael Grosi, drejtorin e përgjithshëm të ANEA-s. Pavarësisht kësaj, fuqitë perëndimore tani në kuadër të përpjekjeve për të ushtruar ndikim mbi atmosferën e brendshme dhe për të ushtruar presion maksimal mbi Iranin dhe në vazhdën e ndjekjes së politikës jashtëzakonisht hipokrite të Amerikës, kanë vendosur mbi tryezë një rezolutë kundër Republikës Islamike të Iranit dhe edhe një herë kanë keqpërdorur ANEA-në për qëllime politike".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit në vazhdim vuri në dukje bisedimet e sotshme me homologun e tij nga Omani dhe tha: "Sot kemi biseduar dhe shqyrtuar çështje të ndryshme në kuadër të marrëdhënieve bilaterale dhe marrëveshjet dhe vullneti i liderëve të të dy vendeve tregon një përshpejtim të zgjerimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve në sfera të ndryshme mes të dy vendeve".

Amir Abdulahjan gjithashtu theksoi: "Prania e forcave të huaja në rajon konsiderohet një kërcënim për paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe ne besojmë se forcat e huaja ushtarake sot janë shndërruar në një kërcënim në rajonin e Gjirit Persik dhe në Detin e Omanit për sigurinë e energjisë në rajon".

Nga ana e tij, ministri i jashtëm i Omanit në këtë konferencë për shtyp, deklaroi: "Omani po ndjek politikën e fqinjësisë së mirë ndaj Iranit dhe thekson në rëndësinë e kësaj politike". Al-Sejed Badr Al-Busa'idi gjithashtu ka dënuar çfarëdo lloj veprimi të dhunshëm dhe terrorist dhe ka theksuar përpjekjet e këtij vendi për një bashkëpunim pozitiv me Republikën Islamike të Iranit.