Formacionet zyrtare Iran-Angli
Anglia dhe Irani në orën 14:00 do ta zhvillojnë përballjen e tyre në Kupën e Botës ‘Qatar 2022’, në kuadër të Grupit B, e cila transmetohet drejtpërdrejt në RTK në të gjitha platformat.
‘Tre Luanët’ janë favoritë për fitore, ndërsa Irani synon të shkaktojë befasi. Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare për këtë duel.
Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ka zbuluar përbërjen në të cilën e ka gjetur vendin Harry Maguire.
Gareth Southgate vendosi për një formacion 4-3-3 me Pickford në portë, Trippier Stones, Maguire dhe Shaw në mbrojtje, Rice, Bellingham dhe Mount në mesfushë dhe Saka, Sterling dhe Kane në sulm.
Ajo që është e qartë përpara ndeshjes është se kapiteni Kane nuk do ta mbajë shiritin me ngjyrat e ylberit, si mbështetje për komunitetin LGBT+. Në fakt, Anglia, si dhe tetë kombëtaret e tjera evropiane hoqën dorë nga shiriti shumëngjyrësh pasi FIFA i kërcënoi me dënime të rënda.
Megjithatë, Southgate zbuloi se lojtarët anglezë do të dërgojnë një mesazh përpara fillimit të ndeshjes. Ai konfirmoi se "Tre Luanët" do të bien në gjunjë.
Formacionet zyrtare:
Anglia: 1. Jordan Pickford, 3.Luke Shaw, 5.John Stones, 6.Harry Maguire, 12.Kieran Trippier, 4.Declan Rice, 10.Raheem Sterling, 17.Bukayo SAKA, 19.Mason Mount, 22. Jude Bellingham, 9.Harry Kane.
Irani: 1.Ali Beiranvand, 2.Sadegh Moharrami, 5.Milad Mohammadi, 15.Roozbeh Cheshmi, 19.Majid Hosseini, 3.Ehsan Haji Safi, 18.Karimi Ali, 21.Ahmad Noorollahi, 7.Alireza Jahanbakhsh, 8.Morteza Pouraliganji, 9.Mehdi Taremi.