Kryeministri i Bjellorusisë viziton Iranin
(last modified Tue, 22 Nov 2022 14:50:55 GMT )
Nëntor 22, 2022 15:50 Europe/Tirane
  • Kryeministri i Bjellorusisë viziton Iranin

Romen Glavçenko, kryeministri i Bjellorusisë, sot ka arritur në Teheran ku është pritur nga ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit.

Delegacioni i Bjellorusisë i kryesuar nga kryeministri i këtij vendi Romen Glavçenko gjatë vizitës së tij në Teheran dhe takimeve me delegacionin iranian, do të diskutojë zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale në fusha të ndryshme si tranziti, eksporti dhe importi, sigurimi i energjisë, prodhimeve bujqësore dhe transferimi i teknologjisë dhe pajisjeve industriale si dhe do të përgatisin një plan të rrugës për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike Teheran-Minsk.

Kryeministri i Bjellorusisë në Teheran gjatë një ceremonie zyrtare është pritur nga zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit në kompleksin historik "Sa'd Abad" të Teheranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë ceremoni zyrtare, Muhamed Mokhbar, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, ka pritur Romen Glavçenko, kryeministrin e Bjellorusisë dhe të dy funksionarët kanë kaluar para gardës speciale. Pas zhvillimit të ceremonisë së pritjes zyrtare, kanë filluar bisedimet zyrtare mes autoriteteve të Teheranit dhe Minskut në kompleksin historik Sa'd Abad.

Muhamed Xhamshidi, sekretari për çështje politike të zyrës së Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, deklaroi se vizita e kryeministrit bjellorus Romen Glavçenko në Teheran zhvillohet si rezultat i bisedimeve të zhvilluara mes presidentëve të dy vendeve gjatë samitit të Organizatës së Shanghait në Samarkand të Uzbekistanit.

Muhamed Xhamshidi ka thënë: "Irani dhe Bjellorusia do të zhvillojnë bisedime për zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale në fusha të ndryshme si tranziti, eksporti dhe importi, sigurimi i energjisë, prodhimeve bujqësore dhe transferimi i teknologjisë dhe pajisjeve industriale si dhe do të përgatisin një plan të rrugës për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike Teheran-Minsk".