Irani prezanton motorin e parë të avionëve të prodhimit vendor
(last modified Wed, 23 Nov 2022 13:12:43 GMT )
Nëntor 23, 2022 14:12 Europe/Tirane
  • Irani prezanton motorin e parë të avionëve të prodhimit vendor

Sekretari i panairit ndërkombëtar ajror të Iranit ka njoftuar për prezantimin e motorit të parë të avionit të prodhimit iranian njëkohësisht me zhvillimin e panairit ndërkombëtar ajror të Iranit.

Bizhen Bankdar, sekretari i panairit ndërkombëtar ajror të Iranit, deklaroi: "Pavarësisht sanksioneve të gjithanshme ndaj industrisë së aviacionit të Iranit, specialistët iranianë kanë shënuar progres të konsiderueshëm në këtë sektor. Në këtë mënyrë për herë të parë njëkohësisht me zhvillimin e panairit ndërkombëtar ajror të Iranit, prezantohet motori i par "Jet" i avionëve i prodhuar nga specialistët iranianë. Ky motor të cilin e ka projektuar dhe prodhuar grupi industrial "MEPNA" do të testohet gjatë katër ditëve të zhvillimit të këtij panairi".

Bankdar në vazhdim tha se në këtë panairi këtë vit marrin pjesë rreth 90 kompani iraniane dhe të huaja dhe shtoi: "Në këtë panair këtë vit marrin pjesë disa kompani nga Italia, Rusia, Kina, Pakistani dhe Turqia të cilat veprojnë në fushën e prodhimit të avionëve dhe pjesëve të avionëve".