Mbështetja amerikane për grupet separatiste anti-iraniane
Ndërsa dënoi operacionet e Iranit kundër grupeve terroriste separatiste kurde në Irakun verior, Departamenti Amerikan i Shtetit i kërkoi Teheranit të ndalonte këto sulme.
Pas reagimit të Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM) ndaj operacioneve ushtarake të Iranit kundër këtyre grupeve në rajonin e Kurdistanit të Irakut, një deklaratë për këtë ka dhënë edhe Departamenti Amerikan i Shtetit. Zëdhënësi i këtij departamenti deklararoi: "Shkelja e integritetit territorial të Irakut nga Irani nëpërmjet sulmeve përmes sulmeve vdekjeprurëse në rajonin e Kurdistanit të Irakut vazhdon nga 20 deri më 22 nëntor". Ned Price shtoi: "Shtetet e Bashkuara dënojnë me forcë të tilla sulme të përsëritura dhe shkeljen e integritetit territorial të Irakut dhe i kërkon Iranit të shmangë kërcënimet dhe dhunën e mëtejshme." Ndërsa Michael Kurila, komandanti i Centcom, në një deklaratë tha: "Ne dënojmë sulmet ndërkufitare të Iranit me raketa dhe dronë pranë Erbilit në veri të Irakut”. Mbështetja e qartë dhe eksplicite e Amerikës për grupet separatiste kurde, të cilat kanë krijuar baza të shumta operacionale dhe stërvitore në rajonin e Kurdistanit të Irakut, dhe në përputhje me qëllimet e arrogancës globale të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë krijuar pasiguri në pikat kufitare dhe kanë kryer sulme kundër rojeve kufitare të Iranit, tregojnë natyrën e qasjes armiqësore të Uashingtonit kundër Iranit. Zyrtarët amerikanë kanë folur vazhdimisht për nevojën e ndarjes së Iranit. Qëllimi i tyre është të përmbysin sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe të ndajnë këtë vend, i cili ka një histori civilizimi disa mijëra vjeçar, të ndajnë Iranin në disa pjesë në bazë të ndarjeve etnike, në mënyrë që Irani Islamik, i cili është një nga sfiduesit më të mëdhenj të politikave arrogante dhe hegjemonisë amerikane në nivel rajonal të fshihet nga harta e botës. Amerikanët prej kohësh kanë kërkuar ta zbatojnë këtë plan. Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, James Byrnes, sekretari i atëhershëm amerikan i Shtetit, vizatoi një hartë të Iranit të ndarë në 7 pjesë bazuar në etnitë e tij.