Amir Abdullahian: Gjermania prej vitesh ka shkelur të drejtat e njeriut
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i135444-amir_abdullahian_gjermania_prej_vitesh_ka_shkelur_të_drejtat_e_njeriut
Ministri i Jashtëm i Iranit në mbledhjen e posaçme të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut iu përgjigj deklaratave të ministrit të Jashtëm gjerman dhe tha: Gjermania ka vite që shkel të drejtat e njeriut.  
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 25, 2022 08:46 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Gjermania prej vitesh ka shkelur të drejtat e njeriut

Ministri i Jashtëm i Iranit në mbledhjen e posaçme të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut iu përgjigj deklaratave të ministrit të Jashtëm gjerman dhe tha: Gjermania ka vite që shkel të drejtat e njeriut.  

Të enjten, Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë anti-iraniane mbi atë që e quajti situatën e të drejtave të njeriut në Iran.  Kjo rezolutë u miratua me 25 vota pro, 6 vota kundër dhe 15 abstenime.  Sipas IRNA, Hossein Amir Abdullahian në faqen e tij në Tëitter lidhur me këtë shkroi: "Regjimi i Berlinit, për vite si furnizuesi kryesor i armëve kimike të Sadamit kundër popullit të Iranit dhe oportunistëve të tjerë, ka kryer shkelje masive të të drejtave të njeriut me sanksionet e tyre të padrejta dhe çnjerëzore."  Amir Abdullahian shtoi: Tani ata po abuzojnë me hipokrizi me mekanizmat e "të drejtave të njeriut" për të kryer më shumë veprime kundër të drejtave të njeriut të popullit tonë dhe e gjithë kjo gjoja në emër të "solidaritetit" të rremë me iranianët.  Në përgjigje të rezolutës anti-iraniane dhe fjalëve absurde të ministrit të Jashtëm gjerman, përfaqësuesi i Iranit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, Farozandeh Vadieti tha: Unë rekomandoj që të ktheni vëmendjen tuaj tek mijëra protestues paqësorë në rrugët e Gjermanisë.  Vadieti tha: Të njëjtat gra dhe vajza iraniane që janë bërë më të rëndësishme për ju se njerëzit tuaj këto ditë janë ende dëshmitare të dhimbjes dhe vuajtjes së të dashurve të tyre që janë viktima të armëve tuaja kimike dhe sanksioneve të njëanshme dhe terrorizmit.  Vadieti theksoi: "Për shkak të historisë së tmerrshme të të drejtave të njeriut, që nga Lufta e Dytë Botërore, Gjermania nuk ka autoritetin që të flasë për të drejtat e grave dhe vajzave iraniane".