Irani ankohet në Komitetin e Etikës të FIFA-s kundër ekipit amerikan
(last modified Sun, 27 Nov 2022 18:55:21 GMT )
Nëntor 27, 2022 19:55 Europe/Tirane
  • Irani ankohet në Komitetin e Etikës të FIFA-s kundër ekipit amerikan

Një zyrtar i rangut të lartë i Federatës së Futbollit të Iranit tha se kjo federatë do të paraqesë një ankesë në Komitetin e Etikës të FIFA-s pasi ekipi amerikan i futbollit shfaqi flamurin kombëtar të Iranit në mediat sociale pa emblemën e Republikës Islamike.

Uashingtoni ka nxitur dhe sponsorizuar trazirat e fundit në vend. “Fillimisht, dua të përgëzoj kombin e nderuar iranian për fitoren e ekipit kombëtar ndaj Uellsit. Shpresoj se procesi do të vazhdojë në ndeshjen e ardhshme dhe ekipi ynë do të dalë triumfues ndaj palës amerikane për t'u sjellë lumturi të gjithë iranianëve", tha te dielën Safiullah Faghanpur, këshilltari ligjor i Federatës së Futbollit të Republikës Islamike të Iranit (FFIRI). Ai shtoi: “Sipas konventave ndërkombëtare, respektimi i flamurit të një vendi është një parim i palëkundur dhe të gjitha shtetet e botës duhet ta respektojnë atë. Prandaj, masa e marrë në lidhje me flamurin iranian është kundër rregulloreve dhe etikës ndërkombëtare, dhe FFIRI patjetër do ta ngrejë çështjen në Komitetin e Etikës të FIFA-s dhe do të kërkojë që amerikanët të japin llogari për këtë veprim'. “Me siguri amerikanët duan të provokojnë skuadrën tonë me një veprim të tillë në prag të kësaj ndeshjeje të rëndësishme. Duhet të fokusohemi te ndeshja për momentin. Me dëshirën e Zotit, ekipi ligjor i Federatës së Futbollit të Iranit do të bëjë një ankesë kundër SHBA-së sapo skuadra kombëtare të dalë fitimtare,” vuri në dukje Faghanpur.