Sot; Përvjetori i epopesë së Marinës së Republikës Islamike të Iranit
Sot, e diel, 28 nëntor, është përvjetori i epopesë së personelit të fregatës raketore “Pikan”, e cila është edhe dita e Marinës së Republikës Islamike të Iranit.
Në këtë ditë, personeli i fregatës raketore Pikan në Operacionin Perla krijoi një epope të paharrueshme, duke sulmuar terminalet e eksportit të naftës "Al-Bakr" dhe "Alamiya" të Irakut. Në këtë sulm u shkatërruan më shumë se dy të tretat e këtyre terminaleve dhe më pas aty u ngrit flamuri iranian. Pas këtij operacioni, më 28 nëntor 1980, armiku baathist, me mbështetjen logjistike dhe inteligjente të vendeve të rajonit dhe avionëve spiun dhe satelitëve të vendeve arrogante, tentoi edhe një herë të rimarrë terminalet e tij. Në këtë përpjekje , fregata raketore “Pikan” u përball e vetme dhe në formë të pabarabartë me armikun. Megjithatë ajo arriti të largojë nga skena e operacioneve një numër të madh anijesh dhe avionësh irakianë. Në atë kohë, Imam Khomeini (RA), themeluesi i madh i Republikës Islamike të Iranit, me rastin e trimërisë dhe guximi të marinarëve në mbrojtjen e ishujve, porteve, brigjeve dhe deteve të vendit, sidomos mbrojtja e Abadanit dhe e Khorramshahrit dhe të ujërave blu të Gjirit Persik gjatë luftës së imponuar dhe mbytjes së marinës së armikut Baathist, 28 Nëntorin e emëruai si Dita e Marinës së Ushtrisë.