Gjeneral Salami: Nuk do të realizohen kurrë ëndrrat e armiqve për Iranin
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se autoritetet izraelite dhe amerikane qëndrojnë prapa trazirave të fundit në Iran dhe po shikojnë shumë ëndrra për Iranit, mirëpo ato ëndrra kurrë nuk do të realizohen.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, ditën e enjte në një takim me drejtuesit e ekonomisë rezistente në provincën Fars të Iranit, deklaroi se sot, Irani Islamik me udhëzimet e liderit suprem të Revolucionit Islamik është duke shënuar progres dhe po eca para në rrugën e zhvillimit dhe shtoi: "Armiqtë nuk dëshirojnë që populli iranian të ketë qetësi. Këtyre ditëve shumë projekte të ndryshme të zhvillimit janë duke u hapur dhe u zbatuar në qytete të ndryshme të Iranit. Mirëpo armiqtë duan që Irani të jetë i shkatërruar dhe i prapambetur, mirëpo pavarësisht dëshirave të tyre, Irani Islamik është duke u shfaqur si një fuqi e madhe në nivele të ndryshme".
Gjeneral Husejn Salami duke thënë se armiqtë janë duke ikur nga rajoni dhe këtyre ditëve ata kanë shqetësime të mëdha, shtoi: "Autoritetet izraelite dhe amerikane po flasin për lirinë e Iranit dhe në mënyrë të hapur po ndërhyjnë në çështjet e brendshme të Iranit dhe ata vetë qëndrojnë në prapaskenën e trazirave të fundit, mirëpo populli iranian po qëndron, po jep dëshmor dhe po sakrifikon gjak, mirëpo po i thotë jo planeve amerikane. Kjo është për arsye se populli iranian e di shumë mirë se çfarë ëndrra kanë amerikanët për Iranin. Armiqtë po shikojnë shumë ëndrra për Iranin, mirëpo ato ëndrra kurrë nuk do të realizohen".