Vazhdona aktiviteti i kompanive të mëdha gjermane në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i135858-vazhdona_aktiviteti_i_kompanive_të_mëdha_gjermane_në_iran
Kryetari i dhomës së përbashkët të Iranit dhe Gjermanisë ka njoftuar për vazhdimin e pranisë dhe aktivitetit të kompanive të mëdha gjermane në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2022 10:55 Europe/Tirane
  • Vazhdona aktiviteti i kompanive të mëdha gjermane në Iran

Kryetari i dhomës së përbashkët të Iranit dhe Gjermanisë ka njoftuar për vazhdimin e pranisë dhe aktivitetit të kompanive të mëdha gjermane në Iran.

Abasali Kasa'i, kryetari i dhomës së përbashkët të Iranit dhe Gjermanisë, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, tha se kompanitë e mëdha të Gjermanisë në Iran zyrtarisht janë të pranishëm në Iran dhe nuk janë larguar nga vendi, ndërsa shtoi: "Edhe pse marrëdhëniet dhe tregtia e kompanive gjermane është reduktuar në Iran, mirëpo këto kompani me shpresë të përmirësimit të marrëdhënieve tregtare, kanë ruajtur pjesëmarrjen dhe personelin e tyre në Iran dhe po presin ditët më të mira".

Kasa'i deklaroi: "Ka disa vite që Gjermania më nuk konsiderohet partneri i parë tregtar i Iranit dhe Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Iraku kanë një pjesë më të madhe në tregtinë me Iranin, por përsëri disa mallra të kompanive gjermane nëpërmjet kompanive të trete vazhdojnë të importohen në Iran".

Duke folur për ndikimin e çështjeve dhe qëndrimeve politike në marrëdhëniet tregtare të Iranit dhe Gjermanisë, z. Kasa'i theksoi: "Qeveria e re e Gjermanisë është një qeveri e koalicionit dhe përkundër 20 viteve të kaluara, ajo është një përbërje e partive të majta, të gjelbërve, liberalëve dhe socialistëve, ndërkohë që eksperienca ka treguar se këto parti janë më të ndjeshme në lidhje me çështjet sociale dhe kjo bëhet shkak që trazirat e fundit në disa qytete të Iranit janë reflektuar në mediat gjermane më shumë se në të kaluarën dhe natyrisht qytetarët dhe qeveria kanë marrë qëndrime të caktuara ndaj këtyre zhvillimeve".