Përgënjeshtrohet dënimi me ekzekutim me vrasje i dy adoleshentëve në Zahedan
Prokurori i përgjithshëm i provincës Sistan-Baluçistan në juglindje të Iranit ka përgënjeshtruar shqimin e dënimit me ekzekutim me vrasje ndaj dy adoleshentëve të moshës nën 18 vjeç në qytetin Zahedan.
Mahdi Shams Abadi, prokurori i gjykatës publike në provincën Sistan-Baluçistan të Iranit, të premten në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tasnim, ka deklaruar: "Ditën e kaluar ka filluar të publikohet një lajm i rrejshëm në sferën virtuale dhe nga mediat e propagandës armiqësore duke pretenduar se dy adoleshentë të moshës nën 18 vjeçare në provincën Sistan-Baluçistan janë dënuar me ekzekutim me vrasje. Një lajm ky që ne e përgënjeshtrojmë fuqishëm".
Shams Abadi shtoi: "Për fat të keq mediat e propagandës armiqësore ndaj sistemit të Republikës Islamike të Iranit me qëllim të krijimit të trazirave dhe prishjes së sigurisë dhe stabilitetit në provincës Sistan-Baluçistan dhe me qëllim të krijimit të përçarjeve etnike dhe fetare mes myslimanëve shiitë dhe sunitë, po përhapin çfarëdo lloj spekulime dhe lajme të rrejshme, por për fat të mirë vigjilenca dhe ndërgjegjja e popullatës së këtij rajoni ka neutralizuar të gjitha komplotet armiqësore. Duke marrë parasysh se në lajmin e rrejshëm dhe në këtë spekulime të pavërteta thuhet se në gjykatën penale nr. 1 të qytetit Zahedan është shqiptuar dënimi me ekzekutim me vrasje ndaj dy adoleshentëve nën moshën 18 vjeçare; ne e përgënjeshtrojmë fuqishëm një lajm të tillë dhe theksojmë se jo vetëm ndaj këtyre dy personave, por deri më tani nuk është shqiptuar dënim me ekzekutim me vrasje për asnjë adoleshent të moshës nën 18 vjeçare në gjykatën penale të Zahedanit dhe ky lajm është tërësisht gënjeshtër dhe spekulim".