Eslami: Irani ka filluar lëvizjen dinamike drejt zhvillimit të centraleve atomike
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit duke thënë se Irani ka filluar lëvizjen e shpejtë dhe dinamike drejt zhvillimit të centraleve atomike, deklaroi: "Pjesa e energjisë atomike në shportën e energjisë së vendit duhet të arrijë në 20%".
Teknologjia atomike është një prej teknologjive themelore dhe bazë e cila ka një rol të madh në zgjerimin e teknologjive moderne dhe në progresin e industrive moderne në çdo vend.
Republika Islamike e Iranit gjithashtu duke u mbështetur në aftësinë e ekspertëve dhe specialistëve iranianë, ka filluar përdorimin paqësor të energjisë atomike dhe me qëllim të mirë ka vërtetuar se në zhvillimin e teknologjisë atomike ndjek vetëm qëllime paqësore dhe industriale. Ditën e shtunë në qytetin Darkhin të provincës Khuzestan të Iranit, gjatë një ceremonie në prani të Muhamed Eslami, kryetarit të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, kanë filluar operacionet për ndërtimin e centralit atomik "Karun" me kapacitet 300 megavat. Ky central atomik është i llojit të ujit të lehtë nën presion (PWR) me kapacitet të prodhimit të 300 megavat energji elektrike në një sipërfaqe rreth 50 hektar pranë lumit Karun dhe afër qytetit Darkhin.
Muhamed Eslami, kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, gjatë fillimit të operacioneve për ndërtimin e centralit atomik "Karun" në qytetin Darkhin të rrethit Shadgan në provincën Khuzestan në jugperëndim të Iranit, duke numëruar rëndësinë e prodhimit të energjisë me teknologjinë atomike, ka thënë: "Qeveria e Iranit është duke bërë hapa të shpejtë drejt prodhimit të energjisë dhe lëndëve djegëse të lira dhe për këtë arsye, zhvillimi i centraleve atomike është vendosur në qendër të programeve të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit".
Kryetari i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit duke thënë se Irani ka filluar lëvizjen e shpejtë dhe dinamike për zhvillimin e centraleve atomike, shtoi: "Fillimi i punimeve për ndërtimin e centralit atomik "Karun" është bërë në kuadër të këtij programi të qeverisë në mënyrë që pjesa e energjisë atomike në shportën e energjisë elektrike të Iranit të arrijë në rreth 20%. Ky projekt i rëndësishëm është një hap i madh në horizontin 20 vjeçar të programeve të Agjencisë për Energji Atomike të Iranit".
Eslami në vazhdim vlerësoi se zhvillimi i përdorimit të rrezeve në nivel të vendit gjithashtu konsiderohet një prej qëllimeve dhe kapitujve të rëndësishme në programin e Agjencisë për Energji Atomike të Iranit dhe theksoi: "Ne do të përqendrohemi në zhvillimin dhe zgjerimin e përdorimit të rrezeve në qendrat kryesore të prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve".