Shkëmbimet ekonomike mes Iranit dhe Rusisë arritën në 4 miliardë dollarë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i136038-shkëmbimet_ekonomike_mes_iranit_dhe_rusisë_arritën_në_4_miliardë_dollarë
Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit theksoi se niveli i shkëmbimeve ekonomike midis Iranit dhe Rusisë në vitin 2022 është rritur ndjeshëm dhe ka arritur një shifër të paprecedentë prej katër miliardë dollarësh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2022 15:39 Europe/Tirane
  • Shkëmbimet ekonomike mes Iranit dhe Rusisë arritën në 4 miliardë dollarë

Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit theksoi se niveli i shkëmbimeve ekonomike midis Iranit dhe Rusisë në vitin 2022 është rritur ndjeshëm dhe ka arritur një shifër të paprecedentë prej katër miliardë dollarësh.

Vahid Jalalzadeh, Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit, i cili udhëtoi në Rusi për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, pas mbërritjes së tij në Moskë u prit nga ambasadori iranian Kazem Jalali dhe Anatoly Peskarov, kryetar i Komisionit të Sigurisë së Dumës Shtetërore Ruse. Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive do të mbahet në Moskë me praninë e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, duke përfshirë krerët e parlamenteve të vendeve anëtare, përfaqësues të vendeve mysafire dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive. Sipas agjencisë së lajmeve Khaneh Mellat, Jalalzadeh u takua me përfaqësuesit e organeve ekzekutive me seli në Moskë dhe vlerësoi marrëdhëniet ekonomike, kulturore dhe politike mes dy vendeve. Kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit Islamik të Iranit gjithashtu tha: Niveli i shkëmbimeve ekonomike midis Iranit dhe Rusisë në vitin 2022 është rritur ndjeshëm dhe ka arritur një shifër të paprecedentë prej katër miliardë dollarësh dhe duke marrë parasysh nevojat e të dyja palëve në shumë fusha, ka shumë kapacitete për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike.