Dita e Studentit; Një simbol i kombit iranian kundë arrogancës
Sot (e mërkurë), 16 Azari (7 dhjetor) në kalendarin e Republikës Islamike të Iranit është emëruar Dita e Studentëve.
Më 16 Azar 1332 hixhri (7 dhjetor 1953), studentët iranianë demonstruan para Universitetit të Teheranit në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së Uashingtonit në punët e brendshme të Iranit, në të njëjtën kohë kur "Richard Nixon", ish nënpresidenti e Shteteve të Bashkuara, vizitoi Iranin. Kjo demonstratë u shkatërrua nga një sulm i ushtrisë së regjimit kukull Pahlavi. Dita e Studentit është një kujtesë e një periudhe në historinë e luftës së kombit iranian kundër politikave ndërhyrëse të Shteteve të Bashkuara në Iran, prandaj, ngjarja e 16 Azarit ka një rëndësi të veçantë në formësimin dhe dhënien e identitetit të betejave studentore në Iran. Cështja e diskursit anti-arrogancë dhe ideali fetar dhe revolucionar janë karakteristikat më të spikatura të lëvizjes studentore në Iran që nga formimi i saj e deri më sot. Shqyrtimi i identitetit historik dhe procesi i formimit dhe i roleve të lëvizjes studentore në Iran gjithashtu tregon se grupi studentor me shqyrtim dhe analizë të saktë, misionin e tij e ka përcaktuar gjithmonë në kuadrin e interesave kombëtare të Iranit.