Press TV: Do të vazhdojmë të jemi zëri i njerëzve pa zë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i136158-press_tv_do_të_vazhdojmë_të_jemi_zëri_i_njerëzve_pa_zë
Kanali televiziv iranian Press TV ka denoncuar ashpër standardet e dyfishta të Bashkimit Evropian në lidhje me lirinë e shprehjes, duke thënë se një plan i transportuesit kryesor satelitor evropian për të hequr rrjetin anglez të lajmeve është pjesë e "terrorizmit mediatik" perëndimor kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 07, 2022 16:22 Europe/Tirane
  • Press TV: Do të vazhdojmë të jemi zëri i njerëzve pa zë

Kanali televiziv iranian Press TV ka denoncuar ashpër standardet e dyfishta të Bashkimit Evropian në lidhje me lirinë e shprehjes, duke thënë se një plan i transportuesit kryesor satelitor evropian për të hequr rrjetin anglez të lajmeve është pjesë e "terrorizmit mediatik" perëndimor kundër Iranit.

Disa javë pasi Bashkimi Evropian vendosi sanksione ndaj rrjetit mediatik në gjuhën angleze të Iranit, Press TV, operatori satelitor francez Eutelsat njoftoi transmetuesin me bazë në Teheran për planin e tij për të hequr rrjetin nga transmetimi. Press TV në një deklaratë të mërkurën e denoncoi këtë veprim si "terrorizëm mediatik". Lëvizja "armiqësore" e Eutelsat dhe sanksionet e mëparshme të vendosura nga Bashkimi Evropian, thuhet në deklaratë, është "vetëm një nga hallkat në zinxhirin e masave që janë krijuar për të mbytur zërin e vetëm të popullit iranian në mjedisin mediatik anglisht-folës.” “Tani jemi të vetëdijshëm se konflikti i Evropës dhe i SHBA-së me Press TV ka arritur kulmin dhe se ndërgjegjësimi i opinionit publik për realitetin e shoqërisë iraniane nuk është diçka që vendet evropiane mund ta tolerojnë'. Deklarata vazhdon: “Kjo është e njëjta Evropë që po pret bujarisht rrjete të shumta që kundërshtojnë Republikën Islamike të Iranit dhe hesht për valën e përhapjes së gjuhës së urrejtjes, mbjelljes së përçarjes, publikimit të lajmeve të rreme dhe teorizimit të dhunës dhe vrasjeve brutale nga rebelët në Iran. Evropa po mbyll një sy ndaj nxitjes së rebelëve nga ana e mediave të tilla për t'u përfshirë në akte sabotimi dhe kaosi në rrugët iraniane që synojnë minimin e sigurisë së qytetarëve iranianë, si dhe ndaj provokimit të grupeve separatiste dhe mbështetjes së hapur për terroristët e huaj, duke i emërtuar të gjitha këto si liri të shprehjes.” Më tej thuhet se miratimi i “standardeve të dyfishta në trajtimin e lirisë së shprehjes dhe veçanërisht çështjeve të të drejtave të njeriut nga Bashkimi Evropian, i cili mbart një histori të kolonializmit dhe krimeve ndaj të drejtave të njeriut në vendet afrikane dhe aziatike, është bërë një normë. "Ne i themi Bashkimit Evropian se ne në Press TV, do të mbetemi zëri i njerëzve pa zë dhe të palëkundur në rrugën e manifestimit të imazhit të vërtetë të kombit iranian që nuk ka ngjashmëri me rebelët e mbështetur nga jashtë dhe se ne do ta kthejmë këtë në një mundësi të re për aktivitetet tona”, përfundon deklarata e Press TV.