Përkujtohet përvjetori i martirizimit të Hazreti Fatime Zahra në Iran
(last modified Thu, 08 Dec 2022 13:55:11 GMT )
Dhjetor 08, 2022 14:55 Europe/Tirane
  • Përkujtohet përvjetori i martirizimit të Hazreti Fatime Zahra në Iran

Qytetet Kum, Teheran dhe qytete të tjera të Iranit sot kanë zhvilluar ceremoni të ndryshme të zimbajtjes me rastin e përvjetorit të martirizimit të Hazreti Fatime Zahra (s.a.), vajzës së nderuar të Hazretit Muhamed s.a.v.s..

Sot e enjte më 13 xhemadil-Ula 1444 hixhri kameri që përkon me 8 dhjetor të vitit 2022, është përvjetori i martirizimit të Hazretit Fatime Zahra (s.a.), vajzës së nderuar të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe bashkëshortes së Imam Aliut (a.s.), imamit të parë të myslimanëve shiitë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në mauzoleun e Hazreti Fatime Ma'sume (s.a.) në qytetin Kum në jug të Iranit, janë organizuar ceremoni të zmbajtjes dhe janë ngritur flamujt e zi dhe besimtarët myslimanë kanë marrë pjesë të gjerë në këto ceremoni. Edhe në qytete të tjera të Iranit janë zhvilluar ceremoni të zimbajtjes në përkujtim të martirizimit të vajzës së Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Hazreti Fatime Zahra (s.a.) ka lindur në vitin e pestë pas shpalljes së profetësisë së Hazretit Muhamed s.a.v.s., më datë 20 xhemadil-thani në qytetin e Mekës dhe në shtëpinë e Hazreti Muhamed s.a.v.s. dhe të Hazreti Khadixhe (s.a.). Ajo gjatë gjithë jetës së saj është njohur nga të gjithë besimtarët myslimanë si një grua me virtyte të larta morale dhe shpirtërore dhe për këto arsye ajo është quajtur dhe nderuar me shumë epitete të larta.

Hazreti Fatime (s.a.) është martuar me Imam Aliun (a.s.), prijësin e besimtarëve dhe imamin e parë të myslimanëve shiitë dhe gjatë jetës bashkëshortore, ajo lindi dy djem, Imam Hasan (a.s.) dhe Imam Husejn (a.s.).

Tags