Një prej autorëve të trazirave të dhunshme ekzekutohet në Teheran
(last modified Thu, 08 Dec 2022 14:01:50 GMT )
Dhjetor 08, 2022 15:01 Europe/Tirane

Një prej autorëve të trazirave të dhunshme dhe përgjegjës për sulme të dhunshme ndaj forcave të sigurisë, është ekzekutuar sot në Teheran.

Organizatori i trazirave të dhunshme dhe autori i veprimeve destruktive dhe disa sulmeve kundër forcave të sigurisë së Iranit me emrin Mohsen Shekari më datë 25 shtator ka sulmuar forcat e sigurisë me armë të ftohtë dhe ka plagosur rëndë njërin prej tyre dhe duke mbyllur një rrugë në Teheran, ka prishur sigurinë publike në qytet.

Sipas vendimit të gjykatës, ky person është dënuar për krime të tilla si përdorimin e armëve të ftohta me qëllim vrasjen e forcave të sigurisë, krijimi e frikës dhe tmerrit në publik, prishjen e sigurisë dhe rendit publik si dhe plagosjen rëndë dhe me qëllim të një prej forcave të sigurisë i cili ishte duke kryer detyrën. Ky i dënuar me ekzekutim ka kryer edhe veprime të tjera destruktive si mbylljen e rrugëve me dhunë dhe prishjen e sigurisë dhe rendit publik në shoqëri. Dënimi ndaj këtij krimineli është zbatuar sot në Teheran.

Tags