Kanani dënon qëndrimet e fundit ndërhyrëse të disa qeverive perëndimore
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka kritikuar valën e re të komenteve "ndërhyrëse" nga disa qeveri perëndimore lidhur me ekzekutimin e një rebeli, duke thënë se Perëndimi, i cili vetë nuk turpërohet nga shtypja e protestave, nuk mund të veprojë si një mbrojtës i të drejtave të të tjerëve.
Në një deklaratë të premten, Naser Kanani dënoi qëndrimet e fundit ndërhyrëse të disa qeverive perëndimore, duke thënë se zbatimi i ligjit dhe vendosja e sigurisë publike janë dy detyra të rëndësishme të qeverive. “Qeveritë që kanë përdorur dhunën për të kundërshtuar kërkesat paqësore të popullit të tyre dhe kanë urdhëruar haptazi goditje të ashpra ndaj protestuesve nuk kanë të drejtë të komentojnë masat e Republikës Islamike të Iranit për zbatimin e ligjeve të vendit dhe nxjerrjen e dënimeve në një kuadër plotësisht ligjor për të kundërshtuar dhunëm dhe për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”. Është ndër përgjegjësitë evidente dhe thelbësore të të gjitha qeverive, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, që të përballen me çdo shkelje dhe përpjekje për të krijuar kaos dhe pasiguri, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, duke shtuar se Republika Islamike vepron në bazë ligjeve të saj të brendshme dhe në kuadrin e mbrojtjes së sigurisë dhe rendit publik. Ai tha se në thelb Irani është " i kualifikuar" për ta bërë këtë. Deklaratat e tij erdhën si përgjigje ndaj një vale komentesh ndërhyrëse që vinin nga vende të ndryshme evropiane dhe Shtetet e Bashkuara pas ekzekutimit të Mohsen Shekarit në Iran të enjten. Një gjykatë iraniane e dënoi atë për për vepër penale, pasi ai kishte sulmuar dhe plagosur një forcë sigurie gjatë trazirave në Teheran në shtator.