Rrëmbehet dhe vritet kleriku i njohur sunit
(last modified Fri, 09 Dec 2022 18:51:20 GMT )
Dhjetor 09, 2022 19:51 Europe/Tirane
  • Rrëmbehet dhe vritet kleriku i njohur sunit

Zyrtarët në provincën Sistan dhe Baluchestan kanë konfirmuar se kleriku sunit Molavi Abdulvahed Rigi u rrëmbye dhe u vra nga persona të panjohur ndërsa policia po heton për rastin.

Molavi Rigi ishte udhëheqësi i namazit të së premtes në xhaminë Imam Husein në Khash, në provincën juglindore të Iranit.  Mehdi Shamsabadi, prokurori i provincës, tha se kleriku ishte i pranishëm në xhaminë e tij të enjten, por persona të panjohur e thirrën atë nga dera e pasme, duke e detyruar të ulet në një makinë pa targa. Shamsabadi tha se që nga e enjtja forcat lokale ishin mobilizuar për të gjetur vendndodhjen e klerikut, por trupi i tij i pajetë u gjet në anë të një rruge në qarkun Khash. Kleriku ishte goditur nga tre plumba në kokë, tha prokurori i provincës Sistan dhe Baluchestan. Zyrtari tha gjithashtu se policia po heton rastin për të zbuluar dhe arrestuar autorët. Dijetari sunit njoftoi më herët për kërcënimet që disa grupe anti-revolucionare kishin bërë kundër tij. "Edhe grupet e opozitës më kanë kërcënuar, por këto kërcënime nuk do të funksionojnë," i tha Rigi një delegacioni të dërguar nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei në këtë provincë. Pamjet e një dialogu të shkurtër mes tij dhe delegacionit tregojnë theksimin e tij mbi rëndësinë e unitetit midis myslimanëve shiitë dhe sunitë.