Irani rrit prodhimin e çelikut të papërpunuar me 18%
Drejtori i përgjithshëm i zyrës për industri minerale në Ministrinë e Industrisë, Minierave dhe Tregtisë së Iranit ka njoftuar për rritjen me 18% të prodhimit të çelikut të papërpunuar në Iran.
Sejfullah Amiri, drejtori i përgjithshëm i zyrës për industri minerale në Ministrinë e Industrisë, Minierave dhe Tregtisë së Iranit, deklaroi se sipas të dhënave të mbledhura në gjashtë muajt e parë të këtij viti (2022), prodhimi i çelikut të papërpunuar në Iran ka shënuar rritje me 18%.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejfullah Amiri shtoi: "Prodhimi i 6 muajve të parë në këtë lëndë minerale ka qenë 15 milionë e 300 mijë tonelata që në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka shënuar një rritje me 18%".
Drejtori i përgjithshëm i zyrës për industri minerale në Ministrinë e Industrisë, Minierave dhe Tregtisë së Iranit, tha: "Prodhimi i çelikut të papërpunuar është një prej lëndëve minerale në Iran që për prodhimin e kësaj lënde ekzistojnë potenciale të mira dhe këtë vit, ky potencial është vlerësuar 48 milionë tonë në vit. Gjithashtu për çdo vit, 3 milionë e 682 mijë tonelata të çelikut të papërpunuar eksportohen nga Iranit drejt vendeve të ndryshme".