Hartohen 16 dokumente bashkëpunimi mes Iranit dhe Kinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i136428-hartohen_16_dokumente_bashkëpunimi_mes_iranit_dhe_kinës
Ministri për çështje ekonomike dhe financa të Iranit njoftoi për hartimin e 16 dokumenteve për bashkëpunim mes Iranit dhe Kinës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 13, 2022 14:16 Europe/Tirane
  • Hartohen 16 dokumente bashkëpunimi mes Iranit dhe Kinës

Ministri për çështje ekonomike dhe financa të Iranit njoftoi për hartimin e 16 dokumenteve për bashkëpunim mes Iranit dhe Kinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Ehsan Khanduzi, ministri për çështje ekonomike dhe financa të Iranit, në lidhje me bisedimet e Iranit dhe Kinës për zbatimin e dokumentit për bashkëpunim 25 vjeçar në Teheran, deklaroi: "Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e zv/kryeministrit të Kinës që është funksionari më i lartë negociator i Kinës për bashkëpunim me Iranin dhe zv/presidentit të parë të Iranit si funksionari më i lartë negociator në fushën e bashkëpunimit me Kinën. Ky takim ishte i bazuar mbi katër komisione dhe dje është zhvilluar mes katër institucioneve ekonomike dhe profesionale mes të dy vendeve dhe si rezultat janë hartuar 16 dokumente për bashkëpunim mes Teheranit dhe Pekinit në kuadër të programit për zbatimin e dokumentit për bashkëpunim 25 vjeçar mes Iranit dhe Kinës".

Ministri për çështje ekonomike dhe financa të Iranit tha: "Këto 16 dokumente janë finalizuar sot në takimin e përbashkët mes autoriteteve të larta të dy vendeve dhe është vendosur që të fillojnë sa më shpejtë veprimet për zbatimin e këtyre dokumenteve edhe në fushën e energjisë, investimeve të përbashkëta dhe bashkëpunimeve financiare dhe valutore e bankare mes Iranit dhe Kinës si dhe të ndërmerren masat përkatëse për zbatimin e projekteve strategjike në fushën e tranzitit dhe krijimit të infrastrukturës të nevojshme për bashkëpunim dhe të gjitha këto do të miratohen përfundimisht në takimin e ardhshëm mes presidentëve të të dy vendeve".

Khanduzi u shpreh optimist se brenda një kohe sa më të shkurt do të krijohen rrethanat për zbatimin e 16 dokumenteve të cilat janë finalizuar ditën e kaluar dhe siç duket janë përgatitur rrethana të mira për takimin e ardhshëm mes presidentëve të Iranit dhe Kinës.