Gjeneral Salami: Populli i Iranit ka zgjedhur të jetë i fuqishëm
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se populli i Iranit ka zgjedhur që të jetë i fuqishëm, sepse pavarësia politike është një vlerë madhështore e cila nuk mund të arrihet pa fuqinë e ndërtimit dhe të prodhimit.
Gjeneral Husejn Salami, komandanti i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, në kongresin vjetor të drejtuesve të bazës për ndërtim dhe zhvillim "Khatemul-Anbija", deklaroi: "Faktorët e huaj kurrë nuk dhurojnë pavarësi, fuqi, pozitë të lartë dhe dinjitet për popullin iranian. Madhëria e popullit të Iranit fitohet vetëm me punë, veprim të palodhshëm dhe seriozitet në prodhimin e shkencës dhe teknologjisë".
Komandanti i Gardës Revolucionare të Iranit gjithashtu tha: "Ne dëshirojmë të jetojmë në dinjitet dhe me nderin tonë kombëtare, çelësi i pavarësisë politike është thyerja e prangave të varësisë dhe nevojës për të huajt. Armiku dëshiron plotësisht të kundërtën e kësaj, armiku dëshiron që ne gjithnjë të kemi nevojë për të huajt dhe gjithnjë të jemi të varur nga të huajt, të jemi të robëruar dhe të mos jemi të lirë".
Gjeneral Salami në fund theksoi: "Pavarësia do të thotë mospranimi i ndikimit nga vullneti i të tjerëve. Ne dëshirojmë të veprojmë në bazë të vullnetit tonë kombëtar kurse armiku dëshiron plotësisht të kundërtën".