Kanani: Opinioni publik nuk mashtrohet me deklaratat e autoriteteve amerikane
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj deklaratave ndërhyrëse të këshilltarit për siguri kombëtare të Amerikës dhe ka deklaruar: "Opinioni publik nuk do të mashtrohet me deklaratat dhe shfaqjet teatrale të funksionarëve amerikanë".
Jake Sullivan, këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës, pas anulimit të anëtarësisë së Iranit nga Komisioni i Gruas në OKB, gjatë një deklarate ndërhyrëse, e ka quajtur këtë vendim si një votë historike dhe ka shtuar: "Kjo votë tregon një shenjë tjetër të konsensusit ndërkombëtar në zhvillim kundër Iranit dhe kërkesës për të dhënë përgjigje".
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Naser Kanani, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, sot ka reaguar ndaj deklaratave ndërhyrëse të funksionarëve amerikan në lidhje me çështjet e brendshme të Iranit duke përfshirë edhe deklaratën e fundit të Jake Sullivan, këshilltarit për siguri kombëtare të Amerikës, ndërsa ka theksuar: "Një vështrim mbi të kaluarën dhe qasjen e qeverisë së Amerikës në të kaluarën dhe në të tashmen, vërtetohet qartë se të drejtat e njeriut në politikën dhe në veprimin e saj nuk kanë ndonjë pozitë reale. Regjimi i Amerikës gjithnjë ka treguar sjellje politike, përdorim si mjet dhe hipokrizi të hapur ndaj çështjes së të drejtave të njeriut".
Zëdhënësi i diplomacisë së Iranit ka thënë se deklaratat e fundit të këshilltarit të sigurisë kombëtare të Amerikës janë vulë që vërtetojnë plotësisht një gjë të tillë dhe tregojnë qartë mbështetjen e Amerikës ndaj trazirave të dhunshme në Iran nën petkun e sloganeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, grave dhe të burgosurve.
Kanani theksoi: "Në lidhje me gjestet e rrejshme dhe tërësisht politike të funksionarëve amerikane ndaj të drejtave të njeriut, mjafton të përmendim se gjatë katër dekadave të presionit maksimal dhe sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme kundër Republikës Islamike të Iranit, shtetet perëndimore kurrë nuk kanë marrë parasysh dimensionet e pasojave të gjera dhe çnjerëzore të këtyre sanksione mbi jetën, shëndetin, punën, jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Iranit! Ata kanë vendosur sanksione të paligjshme, të padrejta dhe sipas tyre paralizuese pa bërë kurrfarë dallimi mbi të gjithë popullin e Iranit, duke përfshirë edhe fëmijët, grat, vajzat dhe nënat iraniane, ndërsa tani flasin për të drejtat e grave!!!"