Gjeneral Salami: Gjatë këtyre viteve armiqtë kanë pësuar disfata të shumta
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i136614-gjeneral_salami_gjatë_këtyre_viteve_armiqtë_kanë_pësuar_disfata_të_shumta
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka theksuar se gjatë këtyre viteve armiqtë shumë kanë pësuar disfata dhe dështime të mëdha dhe lufta ushtarake dhe lufta kundër terroristëve të ISIS, janë prej këtyre disfatave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2022 11:06 Europe/Tirane
  • Gjeneral Salami: Gjatë këtyre viteve armiqtë kanë pësuar disfata të shumta

Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka theksuar se gjatë këtyre viteve armiqtë shumë kanë pësuar disfata dhe dështime të mëdha dhe lufta ushtarake dhe lufta kundër terroristëve të ISIS, janë prej këtyre disfatave.

Gjeneral Husejn Salami, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, deklaroi: "Të gjithë armiqtë kanë dalë në skenë kundër popullit të Iranit. Në këtë fushëbetejë të komploteve kundër Iranit po shihen të gjithë armiqtë të cilët janë pozicionuar në radhë të ngjeshura kundër popullit iranian".

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Husejn Salami gjatë një tubimi në Kum, duke thënë se sot qëllimi i armiqve është shkatërrimi dhe zhdukja e Revolucionit Islamik të Iranit, prandaj ne duhet ta kuptojmë se nuk janë rrethanat normale, por janë rrethana të mëdha dhe përcaktuare, shtoi: "Të gjithë armiqtë në botë kanë dalë në skenë kundër popullit të Iranit dhe kjo prani e armiqve është e qartë dhe tërësisht e dukshme. Në këtë fushëbetejë të komploteve kundër Iranit po vërehen të gjithë armiqtë të cilët janë pozicionuar në radhët e ngjeshura. Në fushëbetejën e komploteve kundër Republikës Islamike të Iranit po vërehen regjimi sionist, Amerika, Anglia, Franca dhe Arabia Saudite. Armiqtë në bazë të gënjeshtrave të po thonë, kanë arritur t'u besojnë edhe vetë gënjeshtrave të tyre, por ata do të bien viktima të para të gënjeshtrave të veta. Sigurisht që armiqtë kanë një fuqi shumë më të vogël nga ajo të cilin po e paraqesin si të vërtetë".

Gjeneral Husejn Salami duke thënë se sot komplotet janë të qarta dhe nuk ekziston kurrfarë paqartësie në lidhje me këtë dhe skena mund të përcaktohet tërësisht, ndërkohë që është i qartë edhe fillimi edhe mbarimi i saj, theksoi: "Sot, Islami nuk është i dobët dhe gjatë këtyre viteve armiqtë shumë herë kanë pësuar humbje dhe disfata që në mesin e tyre mund të veçohet lufta ushtarake dhe lufta kundër terroristëve të ISIS. Ndërkohë që ne sot i prodhojmë vetë pajisjet tona ushtarake dhe nëse nuk do të ishin sanksionet, ndoshta edhe ne nuk do të arrinim një zhvillim të tillë".