Irani së shpejti dërgon dy satelitë në hapësirë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i136686-irani_së_shpejti_dërgon_dy_satelitë_në_hapësirë
Ministri i Telekomunikacionit të Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për dërgimin të paktën 2 sateliteve iraniane në hapësirë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 18, 2022 15:52 Europe/Tirane
  • Irani së shpejti dërgon dy satelitë në hapësirë

Ministri i Telekomunikacionit të Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për dërgimin të paktën 2 sateliteve iraniane në hapësirë.

Isa Zar'epur, ministri i telekomunikacionit të Iranit, ka deklaruar: "Deri në fund të këtij viti 1401 (sipas kalendarit iranian deri në fund të muajit mars të vitit 2023), Irani do të dërgojë të paktën dy satelitë, ndërsa edhe satelitë të tjerë janë duke pritur në radhë të dërgohen".

Isa Zare'pur në intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka folur për zhvillimet më të fundit për dërgimin e satelitëve "Nahid 1" dhe "Nahid 2", dhe deklaroi: "Këto dy satelite janë duke u përgatitur për t'u dërguar në hapësirë".

Sateliti "Nahid 1" është projektuar dhe prodhuar në qendrën hulumtuese të sistemeve satelitore në Institutin Hapësinor të Iranit dhe ky projekt është urdhëruar nga vet Organizata Hapësinore e Iranit dhe misioni i këtij sateliti është zhvillimi i teknologjisë për projektimin dhe prodhimin e sateliteve të telekomunikacionit të tokës, teknologji kjo që është instaluar në këtë satelit.  

Sateliti "Nahid 2" gjithashtu është një prej sateliteve me teknologji të telekomunikacionit dhe ka kapacitetin e duhur për kryerjen e manovrave dhe korrigjimin e pozitës në orbitë, gjë që konsiderohet një hap i rëndësishëm në rrugën e ndërtimit të sistemeve më të gjera telekomunikuese në lartësi të ulëta.