Shkatërrohet një rrjet i spiunazhit të Mossadit në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i136724-shkatërrohet_një_rrjet_i_spiunazhit_të_mossadit_në_iran
Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi shkatërrimin e një rrjeti të spiunazhit  izraelit Mossad në vend.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 19, 2022 10:21 Europe/Tirane
  • Shkatërrohet një rrjet i spiunazhit të Mossadit në Iran

Ministria e Inteligjencës e Iranit njoftoi shkatërrimin e një rrjeti të spiunazhit  izraelit Mossad në vend.

Sipas IRNA, Ministria e Informacionit e Republikës Islamike të Iranit njoftoi se anëtarët e rrjetit të spiunazhit Mossad duke krijuar kompani marketingu të mbulimit dhe sigurisë, planifikonin të sabotonin industrinë e mbrojtjes së Iranit. Në këtë kontekst, agjencia e mbrojtjes  në një raport shkroi se institucionet e sigurisë së Iranit zbuluan se "Mossadi" kishte kontaktuar me kompanitë e bazuara në njohuri të cilat bashkëpunojnë me industritë e mbrojtjes të Iranit, për të mbledhur informacione. Sipas këtij raporti, regjimi sionist për këtë punë kishte zgjedhur një person të quajtur “Faranak” i cili është një tregtar informacioni; Si menaxher i shitjeve të një prej kompanive furnizuese të pjesëve, Faranak komunikonte me një numër kompanish iraniane dhe njerëzit që punojnë në to. Sipas raportit të agjencisë mbrojtëse, ky oficer i Mossad-it, si tregtar, ftoi punonjësit e tij në një seminar në Malajzi dhe i prezantoi ata me një person që gjithashtu ishte oficer i Mossad-it. Më pas në vitin 2017 ai regjistroi një kompani në Singapor dhe bashkëpunoi me kompani iraniane të cilat ishin aktive në fushën e fibrave të karbonit dhe pajisjeve të tjera me përdorime specifike si në telekomunikacion. Në këtë raport thuhet se kolegët e tij në Iran duke marrë pjesë në ekspozita vendase dhe duke vëzhguar konferenca shkencore identifikuan kërkesat më të fundit të forcave ushtarake dhe të mbrojtjes së vendit. Në fazën tjetër, ata shkuan në zyrat e kompanive për të identifikuar drejtorët, oficerët e shitjeve dhe njerëz me ndikim.  Raporti shton se personat e identifikuar u ftuan në takime ballë për ballë në seminare të fshehta në Turqi, Tajlandë, Hungari, Oman dhe Gjeorgji, të cilët duhej të jepnin informacione dhe të bënin një formë marketingu sigurie për spiunazh. Në fund të raportit, thuhet se Ministria e Inteligjencës e Iranit, me ndikimin e saj në këtë rrjet, ka monitoruar ngjarjet dhe lëvizjet gjatë gjithë kësaj periudhe dhe në kohën e duhur, menjëherë kur ata hynë në Iran, arrestoi njerëzit që planifikonin të sulmonin vendet e ndjeshme ushtarake.