4 pjesëtarë të forcave të sigurisë vriten në juglindje të Iranit
Zyra për informim e forcave të sigurisë së Gardës Revolucionare në juglindje të Iranit ka njoftuar për vrasjen e 4 pjesëtarëve të këtyre forcave në zonën kufitare Saravan të Iranit.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se zyra e për informim e bazës "Kods" të forcave të sigurisë në juglindje të Iranit, ka deklaruar: "Sot në mëngjes si pasojë e një sulmi terrorist dhe luftimeve të zhvilluara mes grupeve terroriste dhe forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit në zonën kufitare Saravan, janë vrarë 4 pjesëtarë të këtyre forcave. Prania e madhe dhe reagimi me kohë i forcave të sigurisë së Iranit është bërë shkak që elementët terroriste të arratisen në territorin e Pakistanit".
Edhe ditën e kaluar (të dielën) forcat e sigurisë së Iranit kanë neutralizuar ekipet terroriste që kanë tentuar të hyjnë në territorin e Iranit nëpërmjet zonës kufitare Saravan në juglindje të Iranit.