Aktori iranian Navid Mohammad’zadeh fitoi çmimin e Festivalit të Filmit Eurasia
Aktori iranian fitoi çmimin e aktorit më të mirë nga Festivali i Filmit Euroaziatik në Kazakistan për rolin e tij në filmin "Nata, Brendësia, Muri".
Festivali i 16-të i Filmit Eurasia u mbajt nga 12 deri më 18 dhjetor në Almaty të Kazakistanit dhe filmi "Nata, Brendësia, Muri" i Vahid Xhalil’vand u shfaq në seksionin kryesor konkurrues të këtij evenimenti filmik dhe më në fund Navid Mohammad’zadeh u përzgjodh si aktori më i mirë në këtë film. Filmi fitoi çmimin për aktorin më të mirë. Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, "Nata, Brendësia, Muri" eksperiencën e parë botërore e pati në Festivalin e 79-të të Filmit në Venecia. Ai më pas ka konkurruar dhe fituar çmime në disa festivale duke përfshirë atë në Toronto Kanada, Hamburg në Gjermani, Festivalin e Busanit në Korenë e Jugut dhe Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Indi. Në festivalin e filmit “Chennai” në Indi do të shfaqet edhe filmi “Laminoor” i Dariush Mehrxhooi. Festivali "Chenna" në Indi është shfaqja e dytë botërore e filmit "Laminor" prodhuar nga Reza Durmishian pas festivalit të qytetit Goa. Festivali i 20-të Ndërkombëtar i Filmit në Indi “Chenna”, i cili filloi më 15 dhjetor, do të përfundojë më 22 dhjetor.