Torturë sistematike e gjykatës së Suedisë kundër Hamid Nuri
I biri i shtetasit iranian të arrestuar në Suedi, ka njoftuar për sjellje dhe veprime sistematike të autoriteteve gjyqësore të Suedisë kundër të atit të tij Hamid Nuri të cilat ai i ka quajtur torturë.
Hamid Nuri, shtetasi iranian, më 9 nëntor të vitit 2019, është arrestuar nga forcat e sigurisë së Suedisë sapo kishte arritur në aeroportin e Stokholmit dhe deri më tani po mbahet në burg.
Hamid Nuri është akuzuar nga prokuroria e Suedisë për ngjarjet e pretenduara që kanë ndodhur 34 vite më parë në Iran dhe paditësit e kësaj dosje kryesisht janë pjesëtarë të grupit terrorist MEK.
Maxhid Nuri, djali i Hamid Nuri, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, ka njoftuar se më 13 janar të vitit 2023, do të mbahet seanca gjyqësore e gjykatës së apelit në Suedi.
Maxhid Nuri ka thënë: "Avokati suedez i babait të tij, Hamid Nuri, më parë ka qenë edhe ministër i drejtësisë së Suedisë, mirëpo edhe ai thotë se nuk e di për çfarë arsye autoritetet suedeze po e keqtrajtojnë deri në këtë masë këtë shtetas iranian".
Maxhid Nuri në vazhdim ka thënë: "Ngjarja më e madhe e keqe që po ndodh në lidhje me babanë tim Hamid Nuri, është mbajtja në qelinë e izolimit, ndërkohë që në bazë të ligjit të vetë vendeve evropiane, mbajtja e një personi në qelinë e izolimit për më shumë se 10 ditë, konsiderohet shembull i torturës, mirëpo aktualisht babai im për më shumë se 3 vite e dhjetë muaj po mbahet në qelinë e izolimit dhe kjo është tërësisht në kundërshtim me të drejtat e njeriut".