Irani në grupin e prodhuesve të traktorëve inteligjentë dhe elektronikë
Shefi për hulumtime teknike dhe inxhinierike të grupit industrial për prodhimin e traktorëve në Iran ka thënë se kjo industri duke u futur në grupin e prodhuesve të traktorëve inteligjentë dhe elektronikë, ka bërë hapa të rëndësishëm drejt zhvillimit për t'u harmonizuar me teknologjitë e përditësuara të botës.
Mahdi Ma'sumi, shefi për hulumtime teknike dhe inxhinierike të grupit industrial për prodhimin e traktorëve në Iran, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Fars, deklaroi: "Njësitë përkatëse në industrinë e prodhimit të traktorëve në bashkëpunim me qendrat universitare dhe kompanitë me bazë shkencore në Iran, ka bërë hapa të mëdha për ngritjen teknologjike të prodhimeve në nivelin 3 dhe duke përfshirë traktorët e serisë 6000, ndërsa parashikohet që gjatë një procesi 2 deri në 3 vite, do të realizohet modelizimi i traktërove në këtë nivel në Iran".
Mahdi Ma'sumi duke vë në dukje faktin se traktorët e nivelit 3 konsiderohen prodhime me bazë teknologjike të lartë dhe zhvillimi i këtij niveli të shkencës dhe teknologjisë në realitet krijon rrethanat e përshtatshme për prodhimin e traktorëve të nivelit 4, shtoi: "Me zhvillimin inteligjent të teknologjisë së traktorëve të nivelit 3 në realitet, kryhet procesi i nevojshëm për arritjen e prodhimit të traktorëve të nivelit 4 dhe arritja e këtij niveli të teknologjisë së traktorëve nuk është larg realitetit".
Ky ekspert i fushës teknike të inxhinierisë vlerësoi se prezantimi i dy prodhimeve të reja të traktorëve të serisë 1000, do të thotë ITM1085 me fuqi 85 kuaj dhe traktorin ITM1095 me 95 kuaj fuqi gjatë këtij viti, ka qenë një sukses i rëndësishëm dhe shtoi: "Fabrika e prodhimit të traktorëve prioritet në prodhimet e saj ka nevojat e bujqve të vendit dhe në bazë të kërkesave të tyre, përcakton edhe nivelin e prodhimeve të veta".