Sot, 25 dhjetor; Dita e lindjes së Krishtit
(last modified Sun, 25 Dec 2022 07:15:09 GMT )
Dhjetor 25, 2022 08:15 Europe/Tirane
  • Sot, 25 dhjetor; Dita e lindjes së Krishtit

Sot, e diel, 25 dhjetor 2020, është përvjetori i lindjes së Jezu Krishtit (a.s.).

Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, Jezu Krishti (a.s.) është një nga profetët e mëdhenj të Zotit, i cili është shumë i nderuar në Kuranin e Shenjtë.

Kurani Famëlartë në disa ajete e prezanton Mesihun (a.s.) dhe pozitën e tij e cilëson si një nga profetët e parë (posedues i Librit dhe Sheriatit). Jezu Krishti (a.s.) është i biri i Merjemes (a.s.). Duke konfirmuar Tevratin, librin e shenjtë të hebrenjve, Jezu Krishti (a.s.) dha lajmin e mirë se pas tij do të vijë një i dërguar, emri i të cilit do të jetë "Ahmed, Profeti Muhamed (savs), profeti i nderuar i Islamit". Të krishterët mbajnë një ritual të veçantë në ditëlindjen e mbarë të lindjes së Jezu Krishtit (a.s), profetit të madh të Zotit. Në këtë ditë ata zbukurojnë pemën e krishtlindjeve në shtëpi. Viti i ri në të gjitha vendet që përdorin kalendarin Gregorian fillon më 1 janar. Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit uron të gjithë ndjekësit dhe dashamirësit e profetit hazretit Isa(as), veçanërisht bashkatdhetarët e dashur të krishterë.

Tags