Gharibabadi: Qeveria franceze i shuan zërat e opozitës me dhunë
(last modified Tue, 27 Dec 2022 13:35:14 GMT )
Dhjetor 27, 2022 14:35 Europe/Tirane
  • Gharibabadi: Qeveria franceze i shuan zërat e opozitës me dhunë

Sekretari i Shtabit të të Drejtave të Njeriut në Sistemin Gjyqësor të Iranit deklaroi: "Qeveria franceze i shuan me dhunë zërat e opozitës".

Një person i armatosur 69-vjeçar qëlloi dhe vrau tre kurdë dhe plagosi një tjetër në qendër të Parisit të premten e kaluar pranë një qendre kulturore kurde. Ky krim shkaktoi zemërimin e komunitetit kurd francez dhe kurdët protestues të shtunën mbajtën një demonstratë të madhe në Paris. Kjo demonstratë çoi në një përplasje mes forcave të sigurisë dhe protestuesve dhe policia franceze përdori gaz lotsjellës dhe ndërmori masa të dhunshme për të shpërndarë turmën.

Gjithashtu, shefi i policisë së Parisit të shtunën njoftoi arrestimin e 11 personave gjatë trazirave dhe protestave të kurdëve që jetojnë në Francë, si dhe u plagosën më shumë se 30 oficerë.

Në këtë drejtim dhe sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Kazem Gharibabadi, sekretari i Shtabit të të Drejtave të Njeriut në Sistemin Gjyqësor të Iranit, shkroi në Twitter: "Shtypja me dhunë e demonstruesve paqësorë në Francë dëshmon shkallën e indiferencës së këtij vendi ndaj të drejtave të njeriut".

Gharib Abadi shtoi: “Qeveria franceze i shuan zërat e opozitës duke përdorur veprime dhe masa të dhunshme. Standardet e dyfishta për të drejtat e njeriut kanë marrë një kthesë të re apo çfarë?"