Iranianët përkujtojnë epopenë e 9 Dej-it
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137314-iranianët_përkujtojnë_epopenë_e_9_dej_it
Përkujtimi i epopesë së 9 Dej-it u mbajt sot në të gjithë Iranin Islamik me pjesëmarrjen masive të popullit revolucionar iranian.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2022 19:51 Europe/Tirane

Përkujtimi i epopesë së 9 Dej-it u mbajt sot në të gjithë Iranin Islamik me pjesëmarrjen masive të popullit revolucionar iranian.

Sot, e Premte, 30 Dhjetor, përkon me përvjetorin e pranisë masive të popullit në marshimin madhështor të 9 Dej-it (30 Dhjetor 2009), që konsiderohet një pikë kthese në historinë e revolucionit dhe një tjetër fletë e artë në historinë e popullit të Iranit Islamik. Më 30 dhjetor 2009, mitingjet mbarëkombëtare në mbështetje të sistemit të Republikës Islamike i dhanë fund trazirave paszgjedhore të mbështetura nga jashtë. Çdo vit në këtë ditë, në qytete të ndryshme iraniane, përfshirë kryeqytetin Teheran, iranianët dalin në rrugë për të përkujtuar ato që i përshkruajnë si mitingjet  epike që i dhanë një goditje vdekjeprurëse çdo përpjekjeje për të nxitur trazirat në vend. Mijëra njerëz dolën në rrugë sot për të përkujtuar 13-vjetorin e mitingjeve kombëtare të vitit 2009 duke ripërtërirë besnikërinë e tyre ndaj sistemit të Republikës Islamike. Demonstruesit dënuan gjithashtu çdo akt dhune të kryer nga rebelët e mbështetur nga fuqitë e huaja kundër Republikës Islamike të Iranit. Manifestuesit theksuan se populli iranian nuk do të tolerojë asnjë akt sabotimi që mund të rrezikojë sigurinë dhe integritetin territorial të vendit. Në të vërtetë, këto tubime përfaqësojnë, më shumë se çdo gjë, një mishërim të solidaritetit dhe mbështetjes për Liderin Suprem të Revolucionit Islamik, Ajatollah Khamenei, mbështetje nga një komb ende po aq vigjilent sa në vitin 2009.