Neutralizimi i një sulmi masiv kibernetik ndaj Bankën Qendrore të Iranit
Kreu i kompanisë iraniane të telekomunikacionit dhe infrastrukturës të IT njoftoi se një sulm masiv kibernetik u neutralizua i cili kishte në shënjestër Bankën Qendrore të Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Amir Muhamedzade Laxhordi, kreu i Kompanisë së Telekomunikacionit dhe Infrastrukturës së IT të Iranit, shkroi në hapësirën virtuale se të enjten në mbrëmje, Banka Qendrore e Iranit dhe platformat "Bale" dhe "Rubika" u vunë në shënjestër të sulmeve për ndalimin e shërbimeve të shpërndara "DDoS" ndaj të cilave janë marra masa dhe janë neutralizuar këto sulme.
Muhamedzade Laxhordi shtoi se këto ditë vëllimi më i madh i sulmeve të huaja kibernetike janë përqendruar kundër bankave dhe institucioneve financiare, ofruesve të internetit dhe infrastrukturës së telekomunikacionit të Iranit, të cilat janë neutralizuar nëpërmjet masave përkatëse.
Sulmet kibernetike këto ditë kanë zëvendësuar disi luftërat fizike.
Ka shumë dëshmi dhe prova se shumë sulme kibernetike në botë, të cilat kryhen duke përdorur armë të avancuara kibernetike, janë punë e përbashkët e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, regjimit sionist dhe agjencive britanike të inteligjencës, duke përfshirë Shtabin e Komunikimit të Qeverisë (GCHQ), por në disa raste këto sulme i kryejnë edhe grupet kriminale si zëvendësim.