94 mijë studentë të huaj studiojnë në Iran
Zëvendësministri i shkencës, kërkimit dhe teknologjisë i Iranit njoftoi se 94 mijë studentë të huaj ndjekin studimet në universitete të ndryshme në Iran.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se zëvendësministri i shkencës, kërkimit dhe Teknologjisë i Iranit, Hashem Dadashpour, të premten, në ditën e dytë të takimit dyditor të rektorëve të universiteteve dhe qendrave të arsimit të lartë në Organizatën e Kërkimeve Shkencore dhe Industriale të Iranit, deklaroi: "Numri i studentëve të huaj tani në Iran tani është rreth 94 mijë dhe 107 universitete të Iranit kanë lejen përkatëse për të pranuar studentë ndërkombëtarë dhe ky proces vazhdon në bazë të rregulloreve të reja të kësaj fushe".
Kreu i organizatës së çështjeve studentore të Ministrisë së Shkencës, Kërkimit dhe Teknologjisë të Iranit në vazhdim vuri në dukje diversitetin e studimeve të studentëve të huaj dhe tha: "Shumica e fokusit tonë është në arsimimin e studentëve irakianë dhe afganë, dhe 56,000 studentë nga Iraku dhe 33,000 studentë nga Afganistani janë pranuar në universitetet e Iranit”.
Dadashpour shtoi: "Pjesa e universiteteve publike të Iranit në pranimin e studentëve të huaj është 24%, pra 27 mijë studentë. Nisur nga kjo, universitetet publike kanë pranuar vetëm 27,000 studentë nga 94,000 studentë të huaj".
Zëvendësministri i shkencës, kërkimit dhe teknologjisë i Iranit tha se një tjetër synim është pranimi i 250 mijë studentëve të huaj brenda tre viteve të ardhshme dhe shtoi: "Ne duhet të renditemi në mesin e 10 vendeve më të mira për pranimin e studentëve të huaj në botë".