Arrestohen 13 elementë operativ të Mossad në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137888-arrestohen_13_elementë_operativ_të_mossad_në_iran
Ministria e Inteligjencës së Iranit ka njoftuar për zbulimin e 6 ekipeve operative të Mossad dhe arrestimin e 13 elementëve të kësaj organizate spiunazhe-terroriste.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 10, 2023 14:35 Europe/Tirane
  • Arrestohen 13 elementë operativ të Mossad në Iran

Ministria e Inteligjencës së Iranit ka njoftuar për zbulimin e 6 ekipeve operative të Mossad dhe arrestimin e 13 elementëve të kësaj organizate spiunazhe-terroriste.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ministria e Inteligjencës së Iranit në kuadër të njoftimit të datës 22 dhjetor të kësaj Ministrie në lidhje me goditjen e katër ekipeve operative të organizatës spiunazhe-terroriste Mossad, deklaroi se me përpjekjet e forcave të sigurisë së Iranit, numri i ekipeve operative të zbuluara ka arritur në 6. Në këtë rrjet terrorist janë identifikuar 23 elementë operativë dhe logjistikë të Mossad në provincat Teheran, Esfahan, Jazd, Azerbajxhani Perëndimor dhe Golestan të Iranit dhe deri më tani janë arrestuar 13 persona të cilët ishin brenda në territorin e Iranit dhe janë zbuluar dhe konfiskuar pajisje të ndryshme operative të tyre.

Në njoftimin e Ministrisë së Inteligjencës së Iranit thuhet: "Elementi ndërlidhës i këtij rrjeti i njohur me nofkën "Sejrus" kishte qëndrim në një prej vendeve evropiane dhe nëpërmjet rrjeteve sociale Instagram dhe Watsapp, ka identifikuar dhe vendosur lidhjet e para me elementë operativ brenda në Iran. Sipas të dhënave më të fundit të zbuluara në këtë kuadër, organizata spiunazhe-terroriste Mossad me qëllim që të shfrytëzojë atmosferën e trazirave të fundit në disa qytete të Iranit, ka synuar të kryejë atentat terrorist kundër një funksionari ushtarak dhe të kryejë edhe disa operacione destruktive në qytetet e mëdha të Iranit dhe të transferojë lëndë narkotike në sasi të mëdha nëpërmjet kufijve detar jugor të Iranit, por që të gjithë elementët operativë para se të bëjnë çfarëdo lloj veprimi, janë zbuluar dhe arrestuar. Në këtë mënyrë, ky është dështimi i dytë i madh i operacioneve destruktive të regjimit sionist brenda më pak se 6 muajve që ashtu si gjithmonë ka marrë përgjigje të prerë dhe të fortë nga forcat e sigurisë së Iranit".