Irani kritikon kryetarin suedez të gjyqit të Hamid Nouri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i137890-irani_kritikon_kryetarin_suedez_të_gjyqit_të_hamid_nouri
Zëdhënësi i Sistemit Gjyqësor të Iranit iu drejtua gjyqtarit suedez të gjyqit të Hamid Nouri, duke kujtuar keqtrajtimet fizike të bëra ndaj Hamid Nouri me rrahje, mbajtje për më shumë se 1200 ditë në qeli izolimi dhe moslejimin e tij të kontaktojë familjen etj., dhe deklaroi se këto raste janë shembuj të qartë të torturës që duhen marrë parasysh.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 10, 2023 14:51 Europe/Tirane
  • Irani kritikon kryetarin suedez të gjyqit të Hamid Nouri

Zëdhënësi i Sistemit Gjyqësor të Iranit iu drejtua gjyqtarit suedez të gjyqit të Hamid Nouri, duke kujtuar keqtrajtimet fizike të bëra ndaj Hamid Nouri me rrahje, mbajtje për më shumë se 1200 ditë në qeli izolimi dhe moslejimin e tij të kontaktojë familjen etj., dhe deklaroi se këto raste janë shembuj të qartë të torturës që duhen marrë parasysh.

Më 9 nëntor 2019, shtetasi iranian Hamid Nouri u arrestua nga forcat e sigurisë me të mbërritur në Suedi për të zgjidhur mosmarrëveshjet familjare të vajzës së tij të birësuar dhe tani prej rreth 32 muajsh ndodhet në burgun e Suedisë. Hamid Nouri është akuzuar nga prokuroria suedeze si i përfshirë në ngjarjet e dyshuara të 34 viteve më parë në Iran dhe paditësit në këtë rast janë kryesisht anëtarë të grupit terrorist MEK. Gjykata suedeze e dënoi Hamid Nouri me burgim të përjetshëm më 14 korrik 2022, bazuar në akuzat e grupit terrorist MEK.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Masoud Satajeshi, zëdhënësi i drejtësisë iraniane, tha se gjykata suedeze ishte nën presionin e grupit terrorist MEK dhe ka treguar bashkëpunim minimal me autoritetet iraniane dhe avokatët e Hamid Nouri.

Duke shprehur shqetësimin e tij për shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut ndaj Hamid Nouri që është një qytetar i Republikës Islamike të Iranit, nga qeveria e Mbretërisë së Suedisë, Satajeshi shtoi: "Trajtimi i Hamid Nouri në Suedi është një shkelje e qartë e të drejtave që përfshihen në nenin 36 ​​të Konventës së vitit 1963. Sipas kësaj konvente, nëse një shtetas i huaj ndalohet, burgosët ose është në pritje të gjykimit, autoritetet e atij shteti, me kërkesë të përfituesit, duhet të informojnë pa vonesë postën konsullore të shtetit të atij shtetasi dhe autoritetet konsullore kanë të drejtë të takohen dhe të negociojnë me shtetasin e vendit të tyre i cili është i burgosur ose i paraburgosur, ose të korrespondojnë dhe të organizojnë përfaqësimin e tij ligjor. Mirëpo për fat të keq, autoritetet gjyqësore të Suedisë nuk kanë respektuar asnjë prej këtyre obligimeve".