Në Zahedan vritet një pjesëtar i forcave të sigurisë iraniane
Komandanti i policisë së provincës Sistan dhe Baluçistan të Iranit njoftoi për kryerjen e një sulmi nga kriminelë të armatosur kundër një qendre të kontrollimit në stacionin e linjës hekurudhore Khanxhak-Zahedan ku si pasojë është vrarë një prej forcave të sigurisë së kësaj qendre.
Gjeneral Muhamed Ghanbari, komandanti i policisë së provincës Sistan dhe Baluçistan, deklaroi: “Në aksin rrugor Zahedan-Kash, në stacionin e policisë "Shahid Ghafari", disa elementë të armatosur kanë sulmuar me armë zjarri ndaj forcave të sigurisë së kësaj qendre, të cilët po kryenin detyrën dhe garantonin sigurinë".
Sipas faqes informative të policisë, komandanti i policisë së provincës Sistan dhe Baluçistan shtoi: "Pas këtij sulmi të armatosur, kriminelët janë përballur me një reagim të prerë dhe të fortë nga efektivët dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi, ndërsa gjatë këtij sulmi të armatosur është vrarë oficeri Jakub Dahmorde dhe janë plagosur policët Muhamed Ghejami dhe Hosejn Parsa Kia".
Gjeneral Muhamed Ghanbari ka theksuar: Që në momentet e para të kësaj ngjarjeje, me formimin e një ekipi special, janë ndërmarrë masat e para për identifikimin e dhe arrestimi i autorëve të këtij sulmi të armatosur".
Shefi i policisë së Sistanit dhe Baluçistanit tha gjithashtu se të lënduarit janë dërguar në qendrat mjekësore.