Gharib Abadi kritikon vendimin e qeverisë suedeze ndaj Hamid Nourit
Kazem Gharibabadi, Zëvendës kreu i Çështjeve Ndërkombëtare të Gjyqësorit dhe Sekretar i Shtabit të të Drejtave të Njeriut të Republikës Islamike të Iranit, kritikoi sjelljen e qeverisë suedeze ndaj Hamid Nouri, duke e quajtur këtë sjellje një njollë në ligjin e qeverisë suedeze, historikun gjyqësor dhe të të drejtave të njeriut në këtë vend.
Më 9 nëntor 2019, shtetasi iranian “Hamid Nouri” me të mbërritur në Suedi u arrestua nga forcat e sigurisë së këtij vendi ku kishte shkuar për të zgjidhur mosmarrëveshjet familjare të vajzës së tij të birësuar. Prej asaj kohe ai për rreth 32 muajsh ndodhet në burg. Nouri është akuzuar nga prokuroria suedeze si i përfshirë në ngjarjet e dyshuara të 34 viteve më parë në Iran dhe paditësit në këtë rast janë kryesisht anëtarë të grupit terrorist të hipokritëve të MEK. Gjykata suedeze më 14 korrik 2022e dënoi Nourin me burgim të përjetshëm, bazuar në akuzat e grupit terrorist të hipokritëve të MEK. Sipas IRNA, Kazem Gharibabadi në një intervistë televizive shtoi: Qeveria suedeze është prezantuar si pretenduese e të drejtave të njeriut dhe mund të shohim se ndonjëherë ka marrë qëndrime dhe veprime në fushën e të drejtave të njeriut kundër Republikës Islamike të Iranit, por ajo vetë është një nga shkelësit kryesorë të të drejtave të njeriut. Ai deklaroi: Që nga fillimi i arrestimit të Hamid Nouri e deri në gjykimin dhe nxjerrjen e një vendimi kundër tij, qeveria dhe sistemi gjyqësor suedez në fusha të ndryshme kanë shkelur vazhdimisht të drejtat e zotit Nouri. Sekretari i selisë së të drejtave të njeriut në Iran tha: Hamid Nouri nuk gëzonte një gjykim të drejtë dhe për shumë muaj atij i ishte ndaluar kontakti dhe takimi me familjen e tij, si dhe ishte shumë i kufizuar në marrjen e avokatit të mbrojtjes, ndërkohë që kushtet e burgut ishin shumë të vështira. Gharib Abadi vuri në dukje se aktakuza për rastin e Hamid Nouri zgjati më shumë se një vit dhe tha: Sistemi gjyqësor suedez nuk kishte asnjë fakt dhe dëshmi kundër z. Nouri. Ai shtoi: Pas vendimit të apelit të z. Nouri, sistemi gjyqësor suedez refuzoi disa nga avokatët që ai prezantoi dhe i kërkoi z. Nouri të prezantonte avokatë të tjerë. Gharibabadi ka thënë: Nëse do të bënim diçka të tillë gjatë fazës së apelit në sistemin gjyqësor të Iranit, ata do të fillonin një polemikë dhe një zhurmë të madhe politike. Ai vazhdoi: I kërkojmë qeverisë suedeze dhe sistemit gjyqësor që të mos shkelin më të drejtat e këtij shtetasi iranian dhe të zbatojnë drejtësinë. Nënkryetari sektorit Ndërkombëtar i Gjyqësorit të Iranit tha: Nga këndvështrimi ynë, zbatimi i drejtësisë nuk është thjesht një proces i drejtë, por liria e zotit Nouri është gjithashtu e rëndësishme. Gharibabadi deklaroi se zoti Nouri nuk ka kryer asnjë krim dhe mbahet i pafajshëm në burgjet suedeze dhe shtoi: Qeveria suedeze duhet ta lirojë sa më shpejt këtë shtetas iranian dhe t'i paguajë dëmshpërblimin.