Amir Abdullahian: Bota është e rrënuar nga krizat  e ndryshme
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i138024-amir_abdullahian_bota_është_e_rrënuar_nga_krizat_e_ndryshme
Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit në webinarin e Ministrave të Punëve të Jashtme "Zëri i Jugut" shpjegoi pikëpamjet dhe opinionet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me çështje të rëndësishme globale dhe rolin me ndikim të vendeve jugore në arenën ndërkombëtare.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 13, 2023 08:26 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Bota është e rrënuar nga krizat  e ndryshme

Ministri i Punëve të Jashtme i Iranit në webinarin e Ministrave të Punëve të Jashtme "Zëri i Jugut" shpjegoi pikëpamjet dhe opinionet e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me çështje të rëndësishme globale dhe rolin me ndikim të vendeve jugore në arenën ndërkombëtare.

Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdullahian në fjalimin e tij theksoi:  Aktualisht, bota është e rrënuar nga kriza të shumta dhe komplekse dhe po përballet me perspektivën e rikthimit të Covid-19, konfliktit, luftës dhe terrorizmit, mos-zhvillimit dhe pasojave të këqija të varfërisë dhe pabarazisë ekonomike, si dhe kushteve të stagnimit ekonomik dhe inflacionit. Amir Abdullahian shtoi:  Një sërë aktorësh ndërkombëtarë, në vend që të mendojnë së bashku dhe të bashkëpunojnë për zgjidhjen e problemeve globale dhe krizave, po punojnë drejt interesave të tyre të njëanshme dhe përmes ushtrimit të ndikimit në institucionet financiare dhe ekonomike ndërkombëtare dhe sanksioneve të njëanshme dhe shtypëse, ata po sulmojnë vendet e pavarura. Duke theksuar marrjen e hapave praktike për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë botërore, Ministri i Jashtëm iranian shpalli gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të bashkëpunuar me Grupin G20 dhe formimin e trojkës së vendeve të jugut për të siguruar interesat e popullit të jugut, si dhe për të zgjeruar bashkëpunimin shumëpalësh, rajonal dhe ndërkombëtar, duke u mbështetur në bashkëpunimin për stabilizimin e sigurisë energjetike në botë dhe në të njëjtën kohë në përpjekjet për sigurinë ushqimore dhe zinxhirët e furnizimit, bashkëpunimin e shumanshëm në fushën e transportit, komunikimit dhe tranzitit, përdorimi i drejtë dhe paqësor i energjisë bërthamore dhe lëvizja drejt çarmatim të përgjithshëm bërthamor në botë, luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Në këtë takim shprehën nendimet e tyre edhe ministrat e jashtëm të Indisë, Armenisë, Omanit, Maldiveve, Panamasë, Xhamajkës, Kenias, El Salvadorit, Gjeorgjisë, Ugandës dhe Tunizisë. Theksimi në sistemin shumë polar dhe reformimi i procedurave ndërkombëtare dhe financiare që rregullojnë sistemin ndërkombëtar në një mënyrë që pasqyron pritshmëritë, prioritetet dhe pjesëmarrjen e vendeve të jugut; Theksimi i bashkëpunimit të përbashkët global, veçanërisht mes vendeve të Jugut në përballimin e sfidave të përbashkëta globale, ishte një nga boshtet e tjera kryesore të fjalimeve të ministrave të jashtëm pjesëmarrës në webinarin e ministrave të Punëve të Jashtme "Zëri i Jugut".