Amir Abdollahian takohet me Presidentin sirian
Ministri i punëve të jashtme të Iranit Husejn Amir Abdulahjan u nis nga Bejruti për në Damask për t'u takuar me zyrtarët sirianë.
Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir Abdollahian të shtunën në Damask u takua dhe zhvilloi bisedime me presidentin sirian Bashar al-Assad. Amir Abdollahian, në krye të një delegacioni të rangut të lartë, u nis nga kryeqyteti libanez Bejrut për në Damask për t'u takuar me zyrtarët sirianë. Me të mbërritur në Damask, ai u prit nga homologu i tij sirian Faisal Mekdad. Amirabdollahian dhe presidenti Bashar al-Assad u takuan dhe zhvilluan bisedime në Damask, Siri. Shefi i diplomacisë iraniane në Damask u takua dhe zhvilloi bisedime me homologun e tij sirian Faisal Mekdad. Të shtunën në mbrëmje, pas takimit dhe bisedës me ministrin e Jashtëm sirian Faisal Mekdad, Amir Abdollahian tha në një konferencë të përbashkët për shtyp se të dy palët do të përpiqen të përgatiten për vizitën e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ebrahim Raisi, në Siri në të ardhmen. Amir Abdollahian shtoi se me homologun e tij sirian ka diskutuar edhe për mënyrat e rritjes së marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike mes dy vendeve në sektorin privat dhe publik. Ministri i Jashtëm i Iranit gjithashtu për lajmet e publikuara në disa media se mosmarrëveshjet mes Iranit dhe Sirisë në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve ekonomike kanë sjellë vonesën në zbatimin e këtyre marrëveshjeve, tha se marrëdhëniet Iran-Siri janë në gjendjen e tyre më të mirë. Ai theksoi gjithashtu se vullneti i liderëve të dy vendeve është që të zhvillohen sa më shumë marrëdhëniet Teheran-Damask. Amir Abdullahian duke thënë se janë nënshkruar dhe janë duke u zbatuar marrëveshje të shumta mes Iranit dhe Sirisë, vuri në dukje se dy vendet nuk kanë dallime ideologjike. Amir Abdollahian tha gjithashtu se Irani ka marrëdhënie të rëndësishme me Turqinë dhe Sirinë.Ministri i Jashtëm i Iranit theksoi se duhet pasur kujdes për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve. Teherani është i lumtur që përpjekjet e tij diplomatike dhe bisedimet mes presidentëve të Iranit , Turqisë dhe Sirisë bënë të mundur që dialogu të zinte vendin e luftës.