Amir Abdullahian bisedon me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sirisë
Në takimin e ministrit të Jashtëm iranian me ministrin e Jashtëm sirian, Faisal Moqdad, u shkëmbyen mendime për çështjet me interes të të dy vendeve dhe cështje rajonale.
Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Hossein Amir Abdullahian në këtë takim, duke marrë parasysh kapacitetet ekonomike të dy vendeve, tha se ky udhëtim do të jetë një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet sektorit privat dhe publik të të dy vendeve në fusha të përbashkëta ekonomike dhe tregtare. Amir Abdullahian shtoi: Finalizimi dhe nënshkrimi i dokumentit gjithëpërfshirës të bashkëpunimit afatgjatë të të dy vendeve njësoj si një udhërrëfyes mund të qartësojë horizontin e bashkëpunimit afatgjatë të Sirisë dhe Iranit në fusha të ndryshme. Në këtë takim, Ministri i Punëve të Jashtme të Sirisë, Faisal Meqdad, duke theksuar rëndësinë e vizitës së ardhshme të Presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Ibrahim Raisi në Siri, njoftoi këmbënguljen e presidentit sirian për të marrë masat e duhura që kjo vizitë të përfundojë me sukses. Faisal Meqdad, duke theksuar zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe politike mes dy vendeve, shtoi: Për zgjerimin e bashkëpunimit, është i nevojshëm koordinimi dhe lidhja e kompanive private dhe publike të të dy vendeve. Ministri i Punëve të Jashtme të Sirisë gjithashtu vuri në dukje ndërlikimet në rritje të rajonit dhe theksoi nevojën e vazhdimit të konsultimeve të rregullta mes funksionarëve të të dy vendeve sidomos të ministrive të jashtme të dy vendeve. Në fund të bisedimeve të tyre zyrtare, ministrat e jashtëm të dy vendeve morën pjesë në një konferencë të përbashkët për shtyp ku shpjeguan qëndrimet e tyre për këtë udhëtim dhe përmbajtjen e bisedimeve, si dhe iu përgjigjën pyetjeve të ndryshme të gazetarëve.