Organizohet sesioni i gjashtë i konferencës ndërkombëtare "Zonja e Dashurisë"
Këshilltarja për çështjet e grave në Komitetin e Ndihmave Humanitare "Imam Khomejni (ra)" njoftoi mbajtjen e konferencës së 6-të ndërkombëtare "Zonja Dashurisë".
Të premten, më 20 e xhemadi el-thani të vitin 1444 hixhri kameri, që përkoi me 13 janar 2023, ishte ditëlindja e bekuar e Hazretit Fatime Zahra (S), vajzës së dashur të Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe gruas së prijësit të besimtarëve Ali Bin Ebi Talib (a.s.), imami i parë myslimanëve shiitë në botë.
Laleh Eftekhari, këshilltarja për çështjet e grave në Komitetin e Ndihmës Humanitare "Imam Khomejni (ra)", në lidhje me konferencën ndërkombëtare “Zonja Dashurisë” dhe objektivat e mbajtjes së kësaj konference tha: "Këtë vitit është sesioni i gjashtë i konferencës “Zonja Dashurisë”, e cila është në kujtimi i Hazretes Fateme Zehras (s.a.) dhe zhvillohet me synimin për të ndjekur shembullin e saj, për të shpjeguar pozitën e gruas myslimane në rolin që duhet të ketë sot në shoqëri".
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, këshilltarja për çështjet e grave në Komitetin e Humanitar "Imam Khomejni" (ra), lidhur me dimensionin ndërkombëtar të kësaj konference, ka thënë: "Janë rreth 70 përfaqësuese të ftuar, disa prej të cilëve tanimë kanë ardhur në Iran, dhe shumica prej tyre janë gra të arsimuara dhe intelektuale nga vende të ndryshme, duke përfshirë Kanadanë, Amerikën, Sirinë, Libanin, Afganistanin, Pakistanin, Kuvajtin dhe Bahrejnin".
Eftekhari, duke theksuar gjithashtu se kjo konferencë është njëditore, tha: "Konferenca ka dimensione shkencore dhe kërkimore, kulturore dhe promovuese të pozitës së femrës sipas pikëpamjes së Islamit".